Kampionati Abissnet

Ekipi i Pare
05/09/2026

Zgjidhet lojtari i ndeshjes, Kallaku: Insistova vetë të jem pjesë e këtij projekti

Sherif Kallaku u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren që Teuta regjistroi 3-1 ndaj Laçit. Me këtë sukses, “Djemtë e Detit” mbajnë vendin e dytë në kampionat me 7 pikë pas tri ndeshjesh, dy më pak se Egnatia në krye të Superiores. Kallaku zhbllokoi ndeshjen me një penallti në minutën e nëntë, ndërsa dha edhe një asist. Për këtë paraqitje, mesfushori i talentuar u zgjodh lojtari i ndeshjes. “Duke iu referuar ndeshjes së kaluar, Pedro ka marrë një premio personale nga trajneri Tetova. Sot kisha dëshirë ta merrja unë, por …
Ekipi i Pare
05/09/2026

Teuta mposht Laçin, trajneri Tetova: Jam i kënaqur, lojtarët kanë premio kur pasojnë topin

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në Kurbin, duke mundur me rezultatin 3-1 Laçin, në një ndeshje emocionuese. Teuta ishte superiore dhe menjëherë kaloi në avantazh me Kallakun, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 9’. Më pas ishte Votlai që dyfishoi shifrat në minutën e 12’. Bernardoni bëri heroin në minutën e 39’, duke ndalur Bibon nga 11 metra. Në pjesën e dytë, Bibo ngushtoi diferencën në minutën e 64’. Gjithsesi, Teuta luajti më mirë dhe mbylli llogaritë në minutën e 89’ me Pedron, i …
Ekipi i Pare
02/09/2026

Zogos dhe Boçi në formacionin më të mirë të javës së dytë

Teuta arriti një fitore impresionuese në javën e dytë të Superiores, duke mposhtur 3-1 Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”. Për paraqitjen e tyre ndaj bardhebluve, dy futbollistë të “Djemve të Detit” janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës, të përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare: mbrojtësi Vasilios Zogos dhe sulmuesi Muço Boçi. Zogos, autor i golit të barazimit të Teutës, është përzgjedhur në qendër të mbrojtjes së bashku me Arlind Kurtin e Laçit, përpara portierit Aldo Teqja. Në krahë janë Usni Ismaili i Dinamos dhe Yago i Egnatias. …
Ekipi i Pare
31/08/2026

Muço Boçi zgjidhet lojtari i ndeshjes: Fitorja me Tiranën e jashtëzakonshme për ne!

Muço Boçi u shpall lojtari i ndeshjes për paraqitjen e tij ndaj Tiranës dhe golin që i dha Teutës avantazhin e përkohshëm 2-1. Sulmuesi i krahut përgëzoi ekipin për shpirtin e garës, ndërsa theksoi se skema e trajnerit Tetova i jep më shumë mundësi për të qenë i rrezikshëm para portës. Gol dhe tri pikë – “Jam shumë i lumtur për tri pikët sot. Ishte një fitore e jashtëzakonshme për ne. Falënderoj çunat e ekipit për shpirtin e garës dhe vazhdojmë përpara”. Rrezikshmëria në sulm – “Mendoj se është skema …
Ekipi i Pare
31/08/2026

Teuta mposht Tiranën, trajneri Tetova: Fitore karakteri, po rritemi…

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, u shfaq i lumtur pas suksesit 3-1 ndaj Tiranës, me përmbysje në stadiumin “Niko Dovana”. Tekniku durrsak e cilësoi këtë një fitore karakteri, ndërsa theksoi se skuadra është në rritje. Debutimi me fitore në shtëpi – “Sot ishim më ndryshe nga ndeshja me Partizanin, ishim në manovër. Mendoj se ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë nuk mbetet mbrapa. Tirana mbrohej në 35 metra dhe ishte e vështirë ta çanim. Kishim vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për të …
Ekipi i Pare
28/08/2026

Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale!

Gjithçka është gati për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi. Këtë të diel në mbrëmje, Teuta do të luajë kundër Tiranës, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Një klasike që ka prodhuar shumë rivalitet dhe luftë sportive në dekadën e fundit, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për atmosferën në tribuna. Për këtë duel kaq interesant, klubi ka planifikuar edhe një organizim të veçantë, ndaj tifozët duhet të mbushin shkallët e stadiumit për të shijuar një mbrëmje ndryshe të futbollit shqiptar. Do të jetë …
Ekipi i Pare
22/08/2026

Teuta barazon në premierë, Tetova: S’ka asgjë me buton, jemi në rrugë të mbarë

Teuta e ka nisur sezonin e ri futbollistik me një barazim 0-0 në transfertë ndaj Partizanit. Në takimin e zhvilluar në Vorë, skuadra durrsake pati disa raste për të shënuar dhe iu afrua disa herë golit, ndërsa në pjesën e parë humbi edhe një penallti me mesfushorin Kallaku. Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, pas ndeshjes deklaroi se ekipi mund të kishte bërë më mirë, por theksoi se i duhet kohë për të konsoliduar lojën dhe për të zbatuar në fushë idetë e tij. Barazimi në premierë – “Fragmenti i parë …
Ekipi i Pare
25/07/2026

Teuta firmos me portierin brazilian Maycon Morales

Teuta ka bërë një tjetër përforcim në portë, duke prezantuar brazilianin Maycon Morales. 26-vjeçari vjen pas aventurës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit veshi fanellën e Prishtina e Re. Me afrimin e brazilianit, Teuta e mbyll merkaton në këtë repart, pasi porta është blinduar edhe pas nënshkrimit me ish-portierin e Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit është edhe Gentian Selmani, i cili ka qenë titullar në miqësoret e verës. Ndërkohë, skuadra ka mbyllur fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë duke zhvilluar …
Ekipi i Pare
24/07/2026

Teuta përforcohet në sulm me portugezin Pedro Martelo

Teuta përforcohet në sulm me futbollistin Pedro Martelo. Sulmuesi i talentuar është formuar si futbollist në akademitë e Benficës dhe Deportivo La Coruñas dhe vjen në Durrës me një eksperiencë të konsiderueshme. Në sezonin e fundit, 26-vjeçari veshi fanellën e Oliveirense në Ligën e Dytë portugeze. Në 33 ndeshje, ai kontribuoi me 7 gola dhe 4 asiste, duke grumbulluar në total 1,632 minuta aktivizim. Gjithashtu, qendërsulmuesi ka përfaqësuar edhe kombëtaret U-19 dhe U-20 të Portugalisë, ku ka realizuar 7 gola në 12 ndeshje me ekipin U-20. Pedro Martelo luan në …
Kampionati Abissnet
17/09/2025

U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, Selmani: Tri pikë të arta për Teutën!

Gentian Selmani u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” për paraqitjen e tij në fitoren 1-0 ndaj Dinamo City. Portieri i Teutës ishte vendimtar me pritjet e tij në triumfin ndaj “nëndetëses”, në ndeshjen e prapambetur të kampionatit. Fitorja — “Ishte një ndeshje intensive, kishim pak stres se kishim dy barazime. Vinim nga një ndeshje e mirë me Vorën, por ku nuk u arrit rezultat. Në këtë ndeshje sakrifikuam, u përqendruam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm të merrnim tri pikët”. Momenti më i vështirë — “Dinamo kishte raste që …
Kampionati Abissnet
17/09/2025

Teuta, fitore karakteri! Dobi: Do isha i lumtur nëse shkojmë në Champions

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, duke mundur me shifrat 1-0 Dinamo City në një ndeshje emocionuese, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Superiores, Teuta tregoi karakter dhe shpirt luftarak, duke fituar me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Vidal në minutën e 16-të. Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për këtë sukses, ndërsa deklaroi se ekipi çdo ditë është në rritje. Triumfi – “Shpirtin e garës e kemi shkruar edhe te tabela, se luajmë çdo tre …
DobiKampionati Abissnet
16/09/2025

Trajneri Dobi: Dinamo e fortë, por luftojmë vetëm për fitore, tifozët arma jonë!

Pas barazimit me Vorën, Teuta kërkon të marrë fitoren e parë në kampionat në sfidën kundër Dinamos, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi, duke vlerësuar kundërshtarin, u shpreh se objektiv janë tri pikët në këtë ndeshje. Si e keni përgatitur skuadrën për sfidën ndaj Dinamos? Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve. Çfarë …