Tag: Superiore

Ekipi i Pare
29/05/2026

Edlir Tetova emërohet trajneri i ri i KF Teuta!

Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht Edlir Tetovën në krye të pankinës së skuadrës durrsake. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. 43-vjeçari rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist, tashmë me statusin e një trajneri kampion. Në eksperiencën e fundit në Superiore me Egnatian, Tetova fitoi dy herë radhazi titullin kampion dhe e drejtoi skuadrën rrogozhinase drejt “Final Four” në sezonin 2025-2026. Teuta po ndërton një projekt ambicioz me një trajner …
Ekipi i Pare
16/05/2026

Teuta mbetet në Superiore, Hodo: U kërkojmë falje tifozëve

Trajneri i Teutës, Bledar Hodo, foli pas fitores 1-0 ndaj Pogradecit, sukses që u siguroi bregdetarëve qëndrimin në Superiore. Fitorja – “Kaluam momente jo të mira, por ia dolëm me sukses. Mendoj se çdo njeri do të thotë që, si lojtar, e përjeton ndryshe. Të jem i sinqertë, kam pasur të njëjtin përjetim dhe ndjenjë për këtë fanellë. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe gjithë ambientit sportiv në Durrës që e sollëm ekipin deri në këtë situatë. I tillë është futbolli. Personalisht e prisja një ndeshje të tillë dhe isha …
Ekipi i Pare
16/05/2026

Teuta mbetet në Superiore, Hodo: U kërkojmë falje tifozëve

Trajneri i Teutës, Bledar Hodo, foli pas fitores 1-0 ndaj Pogradecit, sukses që u siguroi bregdetarëve qëndrimin në Superiore. Fitorja – “Kaluam momente jo të mira, por ia dolëm me sukses. Mendoj se çdo njeri do të thotë që, si lojtar, e përjeton ndryshe. Të jem i sinqertë, kam pasur të njëjtin përjetim dhe ndjenjë për këtë fanellë. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe gjithë ambientit sportiv në Durrës që e sollëm ekipin deri në këtë situatë. I tillë është futbolli. Personalisht e prisja një ndeshje të tillë dhe isha …
Ekipi i Pare
16/05/2026

Daci hero i Teutës! Goli ndaj Pogradecit mban durrsakët në Superiore

Teuta mori një fitore tepër të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mposhtur 1-0 Pogradecin. Goli i Klejdi Dacit i mjaftoi skuadrës durrsake për të siguruar fitoren dhe qëndrimin në Abissnet Superiore. 45 minutat e para ishin të vakëta, me mungesë rastesh të rrezikshme për gol, por në pjesën e dytë loja ndryshoi rrjedhë. Teuta u shfaq më kërkuese dhe fillimisht ishte Boçi ai që pati një mundësi të artë për të kaluar skuadrën në avantazh, por tentativa e tij u ndal nga portieri. Më pas, Kotobelli iu afrua shumë …
Ekipi i Pare
14/05/2026

Teuta kërkon të vulosë qëndrimin në elitë kundër Pogradecit

Teuta do të përballet me Pogradecin në një ndeshje tepër të rëndësishme për mbijetesën në Superiore. Në “play-out”, “Djemtë e Detit” do të kenë përballë një kundërshtar që në letër konsiderohet më i lehtë, por diferencat skuadra e Hodos duhet t’i tregojë në fushën e lojës. Teuta e mbylli sezonin e rregullt të Superiores në vendin e 8-të dhe tashmë është e detyruar të mbrojë vendin e saj në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana tjetër, Pogradeci siguroi kualifikimin përmes “play-off”-it të Kategorisë së Parë, pasi mposhti fillimisht Kastriotin dhe …
Ekipi i Pare
19/03/2026

Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four

Triumfi ndaj Dinamos ka rritur entuziazmin dhe besimin te Teuta, që kërkon suksesin në “finalen” kundër Partizanit për “Final Four”. Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa “Djemtë e Detit” janë gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Trajneri Enkeleid Dobi do ta ketë grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të kapitenit Kotobelli dhe sulmuesit Rooney Eva. Partizani mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, por ky është ‘treni’ i fundit për të sulmuar vendin e katërt, që të çon në garën për titull dhe hap derën …
Ekipi i Pare
14/02/2026

Teuta rigjen fitoren! Dobi: Tri pikë jetike! Kotobelli tregoi karakter

Teuta u rikthye te fitorja në kampionat duke mundur 2-1 Bylisin me përmbysje. Trajneri Enkeleid Dobi deklaroi se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për situatën në të cilën ndodhet ekipi, ndërsa vlerësoi Kotobellin për shpirtin luftarak. Rikthimi te fitorja – “Frika është pjesë e jetës. Guximi nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kontrollosh frikën. Frika është çdo ditë, por nuk mund ta quajmë frikë, por menaxhim emocionesh e energjish. Por si fillim duhet të falënderoj drejtuesit e klubit, presidencën e të gjithë për mbështetjen, se …
Ekipi i Pare
14/02/2026

Kapiteni Kotobelli i jep fitoren Teutës, gol për “kopertinë”!

Teuta thyen mallkimin duke marrë tri pikët në Superiore pas suksesit me përmbysje 2-1 kundër Bylisit. Protagonist ishte kapiteni Kotobelli, që shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit për ta rikthyer Teutën te fitorja pas një momenti të vështirë në kampionat. Ishte Bylisi që kaloi në epërsi me Markun në minutën e 3-të, por Teuta vendosi menjëherë ekuilibrin me golin e realizuar me kokë nga Wotlai pas një goditjeje këndi. Më pas Teuta shënoi me Arifin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje dhe …
GonçalvesEkipi i Pare
06/02/2026

Teuta e pafat! Goli i Gonçalves nuk mjafton, Elbasani fiton me përmbysje

Teuta pësoi një tjetër humbje të dhimbshme në kampionat. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, durrsakët u mposhtën nga Elbasani me përmbysje 2-1 në “Elbasan Arena”. 45 minutat e para u mbyllën në ekuilibër 0-0, ndërsa fraksionin e dytë “Djemtë e Detit” e nisën në mënyrë të shkëlqyer, duke zhbllokuar ndeshjen me golin e Vagner Gonçalves, i cili iu bashkua vetëm 6 ditë më parë ekipit. Sulmuesi brazilian dërgoi topin në rrjetë në minutën e 68-të, pas një momenti përgjumjeje të mbrojtjes vendase. Megjithatë, Elbasani reagoi shpejt. 23-vjeçari Boye …
Ekipi i Pare
15/01/2026

Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e 19-të të Superiores

Teuta u ndal në një barazim 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Superiores. Ishte një përballje e luftuar, por me raste të pakta për gol. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndeshja mbyllet 0-0 dhe ky rezultat nuk ndryshon gjendjen e ekipeve në renditje, duke i lënë të dyja me nga një pikë. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, pas një debati me gjyqtarin Xhaja. Pas javës së 19-të, Teuta mban …
Ekipi i Pare
14/01/2026

‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë …
Ekipi i Pare
18/12/2025

Teuta kërkon kthesën në Vlorë, statistikat flasin për ekipin e Dobit

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme në Vlorë kundër Flamurtarit. Pas tri barazimesh radhazi, ku edhe fati nuk ka qenë në anën e Teutës, fitorja mbetet obligim për objektivat sezonalë. Sigurisht, përballë është një kundërshtar i fortë, pavarësisht pozicionit në klasifikim, megjithatë trajneri Enkeleid Dobi i ka idetë e qarta. Në analizën e bërë për ndeshjen me Tiranën, stafi teknik nxori në pah gabime, kryesisht mungesën e përqendrimit në pjesën e parë, ndërsa u kërkua disiplinë taktike, qarkullim i shpejtë i topit dhe efikasitet në sulm në rastet …