
Portieri Paul Bernardoni dhe polivalenti Ardit Toli janë përzgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në rreshtimin 1-4-2-3-1, portieri francez u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Skënderbeut, ku priti një penallti dhe ndali dy raste të pastra shënimi. Bernardoni ishte protagonist kryesor për Teutën, duke ruajtur portën të paprekur.
Në repartin e mbrojtjes, një tjetër futbollist i “Djemve të Detit”, Ardit Toli, u përfshi në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjes së zhvilluar në të njëjtën sfidë ndaj Skënderbeut.

Gjithashtu në repartin e mbrojtjes u zgjodhën Basilio Ndong (Tirana), Emiljano Musta (Vllaznia) dhe Bojan Ilievski (Tirana).
Në mesfushë Armir Borici i Elbasanit dhe Albano Aleksi i Egnatias, ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica i Vorës, Karim Loukili i Egnatias dhe Drilon Hazrollaj i Tiranës.
Në majën e sulmit është vendosur Edon Murataj i Vllaznisë. Trajneri më i mirë i javës është shpallur Dean Klafuriç, pas fitores 3-1 të Tiranës në derbin ndaj Partizanit. /kfteuta.al/



