Tag: Teuta

Ekipi i Pare
24/10/2026

Teuta barazon me Elbasanin, Tetova: Çaluam te shpejtësia e pasimit

Teuta u ndal në një barazim 0-0 në ndeshjen e javës së tetë kundër Elbasanit, të zhvilluar në “Niko Dovana”. Trajneri Edlir Tetova analizoi takimin, ndërsa tregoi se çfarë nuk funksionoi. Barazimi në shtëpi – “Pa ia hequr meritat Elbasanit, ekipi im çaloi te shpejtësia e pasimit. Duhet të ndërronim krahët dhe të ishim më efektivë. Ngjeshja e madhe e Elbasanit në gjysmëfushën e vet nuk na lejoi të ishim të qartë për të filtruar topat dhe për të gjetur manovrën tonë”. Çfarë nuk funksionoi? – “Pjesa e parë ishte …
Ekipi i Pare
23/10/2026

Teuta, mbrojtje e hekurt dhe sulm vrastar!

Teuta e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin, duke udhëhequr me meritë Superioren. Në shtatë takimet e para, djemtë e detit, të drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, kanë regjistruar 6 fitore dhe një barazim në premierë. 19 pikë të grumbulluara, 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Sekreti për të dalë kampion është një mbrojtje solide dhe Teuta është skuadra me repartin difensiv më të mirë të kampionatit. Portieri Paul Bernardoni ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e mbajtur portën të paprekur në 5 ndeshje, ndërsa ka pritur …
Ekipi i Pare
12/10/2026

Bernardoni dhe Toli në formacionin më të mirë të javës së 6-të!

Portieri Paul Bernardoni dhe polivalenti Ardit Toli janë përzgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në rreshtimin 1-4-2-3-1, portieri francez u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Skënderbeut, ku priti një penallti dhe ndali dy raste të pastra shënimi. Bernardoni ishte protagonist kryesor për Teutën, duke ruajtur portën të paprekur. Në repartin e mbrojtjes, një tjetër futbollist i “Djemve të Detit”, Ardit Toli, u përfshi në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjes së zhvilluar në të …
Ekipi i Pare
10/10/2026

U zgjodh lojtari i ndeshjes, Bernardoni: Ndihem shumë mirë! Dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet!

Paul Bernardoni ishte protagonist i madh i Teutës në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut. Portieri francez priti një penallti, ndërsa ishte i jashtëzakonshëm duke ndalur në dy raste sulmuesit e Skënderbeut. Për këtë performancë, gardiani francez u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ambientimi në Durrës – “Ndihem mirë, jam shumë i lumtur që vij në Shqipëri. Është hera e parë që vij këtu dhe unë dhe familja ime jemi të befasuar. Sa për futbollin, erdha këtu dhe, sinqerisht, doja të shihja dhe luaja dhe e mora me kënaqësi. Vij çdo ditë në …
Ekipi i Pare
10/10/2026

Teuta mposht Skënderbeun, Tetova: Tri pikë të rëndësishme për kreun

Teuta mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana” dhe vijon të ruajë kreun e klasifikimit pas javës së gjashtë të kampionatit. Trajneri Edlir Tetova përgëzoi ekipin për performancën e treguar, ndërsa pranoi se kartoni i kuq ndikoi në lojën e skuadrës gjatë pjesës së dytë. Fitorja – “Mendoj mirë, sigurisht që ishte ndeshje e mirë, sidomos në pjesën e parë. Pastaj ekipi i Skënderbeut na vuri në vështirësi për formën e presingut nga ekipi im. Nga momenti kur u rinisëm apo balancuam format e presingut, u …
Ekipi i Pare
09/10/2026

Tetova synon fitoren e pestë radhazi kundër Skënderbeut

Teuta do të rikthehet këtë të shtunë në fushën e blertë, për llogari të javës së gjashtë të Abissnet Superiores. Kundërshtari i radhës është Skënderbeu, një ekip që meriton vlerësim maksimal, pavarësisht pozicionit në klasifikim. Pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtareve, i ka shërbyer trajnerit Edlir Tetova për të konsoliduar grupin dhe për të përcjellë idetë e tij te lojtarët. Gjithashtu, kjo periudhë ka ndikuar pozitivisht te futbollistët që u bashkuan me ekipin në momentet e fundit të merkatos së verës dhe nuk kishin arritur ende formën …
Ekipi i Pare
09/10/2026

Edlir Tetova zgjidhet trajneri i muajit shtator në Superiore

Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator, Teuta regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara, duke e ngjitur ekipin në krye të kampionatit me 13 pikë. Çmimi iu dorëzua trajnerit Tetova nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në ambientet e FSHF TV. Në një prononcim për fshf.org, Edlir Tetova u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke ia dedikuar arritjen stafit teknik dhe lojtarëve, të cilët i konsideroi pjesën më të rëndësishme të këtij suksesi. …
Ekipi i Pare
19/09/2026

Umejiego impresionon me dopietë: Jam vetëm në 75% të formës time!

Sulmuesi Mmesoma Umejiego ishte heroi i Teutës në triumfin 2-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, me një dopietë. 23-vjeçari zbuloi se ende nuk është në formën e tij më të mirë, pasi kishte 6 muaj pa luajtur futboll. Lojtari i ndeshjes – “Faleminderit për vlerësimin. Ndihem mirë te Teuta, po përmirësohemi të gjithë ditë pas dite. Kam qenë 6 muaj pa luajtur te Apolonia dhe po përmirësohem gradualisht. Tani ndihem mirë, sepse kam filluar të luaj. Kam pasur probleme me kontratën, tani luaj dhe ndihem mirë”. Debutimi në Superiore – “Është …
Ekipi i Pare
18/09/2026

Teuta shkëlqen në Shkodër dhe ruan kreun, Tetova: Kampionati është i gjatë!

Teuta shkëlqen në Shkodër duke mundur me rezultatin 2-0 Vllazninë dhe mban kreun e klasifikimit. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Mmesoma Anthony Teuta shkëlqen në Shkodër duke mundur me rezultatin 2-0 Vllazninë dhe mban kreun e klasifikimit. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Mmesoma Anthony Umejiego, i cili me nga një gol për çdo pjesë i dha tri pikë të arta Teutës në një fushë të vështirë si “Loro Boriçi”. Trajneri Edlir Tetova përgëzoi ekipin për performancën, ndërsa theksoi se kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të përmendin fjalën titull. …
Ekipi i Pare
12/09/2026

Teuta ngjitet në krye të Superiores, Tetova: Tri pikë të rëndësishme!

Teuta mori një fitore të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur 2-0 Vorën. Me këtë sukses, “Djemtë e Detit” u ngjitën përkohësisht në krye të klasifikimit. Atmosfera ishte e shkëlqyer në stadium, teksa bregdetarët ishin superiorë gjatë gjithë ndeshjes. Pas takimit, trajneri Edlir Tetova theksoi se ekipi i tij ka ende shumë punë për të bërë për t’u përshtatur me idetë që ai kërkon për lojën. Fitorja me Vorën – “Mendoj se klasifikimi është momental, pasi ka ndeshje edhe nesër për t’u luajtur. Ajo që më gëzon janë pikët. …
Ekipi i Pare
10/09/2026

Presidentët Fatos Troplini dhe Armand Duka dhe inaugurojnë fushën e re sportive në Durrës

Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar fusha e re sportive, një investim i realizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit Teuta, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së futbollit në vend. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i Teutës, Fatos Troplini si dhe drejtues të klubit, trajnerë, futbollistë e futbolliste të akademisë, si edhe prindër dhe të apasionuar të futbollit. Fusha e re do të …
Ekipi i Pare
07/09/2026

Zogos dhe Kallaku në formacionin më të mirë të javës së tretë të Superiores

Për performancën në fitoren 3-1 ndaj Laçit në transfertë, Vasilis Zogos dhe Sherif Kallaku janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së tretë të Superiores. Zogos zhvilloi një paraqitje të rëndësishme në repartin difensiv, duke bërë diferencën me ndërhyrjet e tij. Ndërsa në mesfushë shkëlqeu Kallaku, i cili realizoi një gol dhe dha një asist. 28-vjeçari, i zgjedhur edhe si lojtari i ndeshjes, u përzgjodh nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin e javës. Formacioni më i mirë i javës së tretë: Në portë: Mario Dajsinani Mbrojtja: Andrey …