Tag: Tirana

Ekipi i Pare
31/08/2026

Teuta mposht Tiranën, trajneri Tetova: Fitore karakteri, po rritemi…

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, u shfaq i lumtur pas suksesit 3-1 ndaj Tiranës, me përmbysje në stadiumin “Niko Dovana”. Tekniku durrsak e cilësoi këtë një fitore karakteri, ndërsa theksoi se skuadra është në rritje. Debutimi me fitore në shtëpi – “Sot ishim më ndryshe nga ndeshja me Partizanin, ishim në manovër. Mendoj se ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë nuk mbetet mbrapa. Tirana mbrohej në 35 metra dhe ishte e vështirë ta çanim. Kishim vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për të …
Ekipi i Pare
28/08/2026

Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale!

Gjithçka është gati për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi. Këtë të diel në mbrëmje, Teuta do të luajë kundër Tiranës, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Një klasike që ka prodhuar shumë rivalitet dhe luftë sportive në dekadën e fundit, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për atmosferën në tribuna. Për këtë duel kaq interesant, klubi ka planifikuar edhe një organizim të veçantë, ndaj tifozët duhet të mbushin shkallët e stadiumit për të shijuar një mbrëmje ndryshe të futbollit shqiptar. Do të jetë …
Ekipi i Pare
22/02/2026

Përgjoni zgjidhet lojtari i ndeshjes: “Final Four” është objektivi!

Mbrojtësi Florjan Përgjoni u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren që Teuta arriti 1-0 kundër Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më i miri i ndeshjes – “Nga fitorja që morëm në Tiranë, duke qenë edhe ‘ish’. U thashë shokëve se më kanë mbajtur pak me hatër sot.” Fitorja – “Ishte moment i vështirë para këtyre dy ndeshjeve, po kërkonim të merrnim vetëbesimin e duhur. Erdhi me Bylisin. Objektivat e Teutës janë katër vendet e para. Jemi aty afër, pse mos ta tentojmë?” Kriza e rezultateve – “U bënë shumë ndeshje …
Ekipi i Pare
22/02/2026

Teuta dominon, mposht Tiranën dhe sheh nga “final four”!

Teuta mposhti Tiranën 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje emocionuese për llogari të javës së 25-të të Superiores. Në 45 minutat e para munguan rastet e pastra për gol, ku Tirana rrezikoi më tepër me Tabeku, që kërcënoi portën e Selmanit. Në pjesën e dytë ndryshon muzika me Teutën, që luan më mirë duke e dominuar kundërshtarin. Arifi shpërtheu në fushë me një performancë të nivelit të lartë. Fillimisht ishte Maçolli që u ndal nga traversa në minutën e 49’, ndërsa në aksionin e radhës Arifi u ndal …
Ekipi i Pare
14/01/2026

Qëndrim Ismajli, përforcimi më i ri i Teutës

Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës. Futbollisti polivalent i bashkohet Teutës pas aventurës së tij me Tiranën në Superiore. 26-vjeçari ka spikatur me fanellën bardheblu dhe vjen si një vlerë e shtuar për “djemtë e detit”. Në këtë sezon, Qëndrim Ismajli është aktivizuar në 12 ndeshje me Tiranën, duke dhënë edhe një asist. Ambientimi i tij në Durrës nuk do të jetë i vështirë, pasi ai e njeh mirë kampionatin dhe vjen me minuta të shumta në këmbë. Ismajli shihet si një alternativë për krahun e majtë, …
Blerim KotobelliEkipi i Pare
16/12/2025

Kapiteni Kotobelli zgjidhet në formacionin e javës së 16-të

Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, u zgjodh në formacionin e javës së 16-të të Superiores. Trajnerët e ekipeve kombëtare e përzgjodhën 33-vjeçarin në zemër të mbrojtjes për paraqitjen e tij në fushë në barazimin 1-1 që Teuta regjistroi kundër Tiranës. Kotobelli është zgjedhur në repartin difensiv së bashku me Basilio Ndong, Aurel Markun dhe Albion Markun. Në këtë sezon, 33-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje me Teutën dhe ka qenë ndër më të vlerësuarit për performancat e tij, duke realizuar dy gola që kanë pasur vlerën e 6 pikëve. Ndeshja e …
Ekipi i Pare
13/12/2025

“Nuk ishim vetvetja”, Dobi i pakënaqur nga barazimi me Tiranën!

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, deklaroi për mediat se ekipi duhej të bënte më shumë kundër Tiranës (1-1), por theksoi se edhe fati ka qenë kundër tyre në ndeshjet e fundit. Barazimi i tretë radhazi – “Statistikat flasin vetë. Normalisht që po çalojmë, por nuk po marrim vendimet e duhura. Janë tre barazime radhazi; me Elbasanin goditëm dy herë shtyllën dhe edhe sot fati na mohoi golin. Nuk e nisëm ndeshjen mirë, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Arsyet do t’i …
Ekipi i Pare
13/12/2025

Teuta dominon, por ndalet nga Tirana! Jazxhi i pafat, shtylla i mohon golin!

Teuta dominon Tiranën, por përpjekjet nuk mjaftojnë për të marrë fitoren. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në barazim 1-1. Ishte Tirana ajo që zhbllokoi ndeshjen pas një kundërsulmi me Ndong. Gjithsesi, Teuta nuk e heq këmbën nga gazi dhe sulmon me forca të shumta. Kur u mbush gjysmë ore lojë, durrsakët fituan një penallti, të cilën e mori përsipër Beshiraj dhe e konvertoi në gol, duke e dërguar ekipin në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, pas këshillave të trajnerit Dobi, Teuta shfaqet më …
Ekipi i Pare
13/12/2025

Sot luhet Teuta–Tirana, Dobi kërkon maksimumin

Teuta do të presë sonte në mbrëmje Tiranën në një ndeshje emocionuese, për llogari të javës së 16-të të Superiores. Sfida do të nisë në orën 19:30 dhe atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë nga tifozëria. Gjithmonë, përballjet mes dy ekipeve kanë qenë tepër të luftuara dhe as kjo sfidë nuk do të bëjë përjashtim; përkundrazi, pritet një ndeshje ku do të luftohet për maksimumin. Teuta e gjen Tiranën në një moment kritik dhe, për më tepër, ekipi i drejtuar nga Dobi ka një dominim në përballjet direkte …
Ekipi i Pare
10/12/2025

Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”, statistikat flasin për “Djemtë e Detit”

Teuta ka nisur përgatitjet me intensitet të lartë në terren për ndeshjen e javës së 16-të kundër Tiranës. Pas barazimit në transfertën e Bylisit, Teuta kërkon të rikthehet te suksesi në kampionat dhe, për ta arritur objektivin, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Teuta–Tirana do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur nga ora 19:30. Atmosfera në kampin bregdetar është e shkëlqyer; në dispozicion të stafit teknik është i gjithë grupi i gatshëm, me përjashtim të Albi Dokës, Gomes dhe Qaqit. Trajneri Dobi …
Ekipi i Pare
18/10/2025

Maçolli shpallet ‘Lojtar i Ndeshjes’! “Do ta shijoja më shumë nëse fitonim! Dobi më ka ndryshuar”

Mesfushori i Teutës, Xhoeli Maçolli, u shpall lojtari i ndeshjes në barazimin 0-0 kundër Tiranës, zhvilluar në “Air Albania”. Maçolli nuk e fshehu kënaqësinë për trofeun, por theksoi se do të ishte më i lumtur nëse Teuta do të fitonte. Çmimi “Lojtari i Ndeshjes” – “Jam falenderues që më kanë zgjedhur lojtari i ndeshjes, por ndjej keqardhje sepse nuk e kam shijuar 100% me fitore. Nëse fitojmë dhe dal lojtari i ndeshjes, akoma më mirë. Më e rëndësishmja është të marrim 3 pikë; ky është një trofe individual, por më …
Ekipi i Pare
18/10/2025

Dobi: Meritonim fitoren kundër Tiranës, duhet të punojmë për golin!

Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit pas barazimit 0-0 kundër Tiranës, por theksoi se meritonin fitoren për atë që treguan në fushë. Sa i përket sulmit, Dobi e pranoi se duhet të jenë më efikas, ndërsa theksoi se do të punojnë më shumë në këtë repart. Barazimi – “Do punojmë, por kjo ndeshje na tregon, na dëshmon që jemi në rrugën e duhur. Por vuajmë finalizimin. Nuk po them se fati nuk është me ne, por në disa raste mungon maturia dhe qartësia …