
Paul Bernardoni ishte protagonist i madh i Teutës në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut.
Portieri francez priti një penallti, ndërsa ishte i jashtëzakonshëm duke ndalur në dy raste sulmuesit e Skënderbeut.
Për këtë performancë, gardiani francez u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Ambientimi në Durrës – “Ndihem mirë, jam shumë i lumtur që vij në Shqipëri. Është hera e parë që vij këtu dhe unë dhe familja ime jemi të befasuar. Sa për futbollin, erdha këtu dhe, sinqerisht, doja të shihja dhe luaja dhe e mora me kënaqësi. Vij çdo ditë në stërvitje duke mësuar nga trajnerët dhe Tetova, se ai kërkon një futboll të veçantë për të fituar. Kam luajtur në shumë skuadra në vende të tjera, nuk është hera e parë që e has, por është e rëndësishme për mua që të mësoj çdo ditë dhe jam i lumtur për këtë”.
Paraqitja – “Unë thjesht dua të ndihmoj ekipin në maksimum dhe të fitoj shumë ndeshje, sepse ky është futbolli. Kur fiton, je i lumtur dhe dua të vazhdoj kështu”.

Oferta nga Teuta – “Sinqerisht, nuk e kisha parë kurrë kampionatin shqiptar, por kur më kontaktoi Teuta, më pëlqeu menjëherë diskutimi, më pëlqyen gjërat që kërkuan. Ndjesia ime është që më respektojnë mua. Dakord, për cilësinë, por fillimisht të flasësh për cilësitë e mia njerëzore, për mua është shumë e rëndësishme. Kur firmosa, unë e kuptova menjëherë projektin në klub”.
Potenciali i ekipit – “Mua më pëlqen të luaj këtu. Sinqerisht, mendoj që kemi shumë lojtarë të mirë, si Kallaku, Mala… Mua më pëlqen shumë Zhongo. Për mua ka shumë lojtarë të mirë. Tani duhet të vazhdojmë të fitojmë”.
Objektivat – “Qëllimi është të fitojmë shumë ndeshje, të mbarojmë sa më lart dhe pastaj të shohim çfarë është më e mira për ne. Por unë dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet”, tha Bernardoni për RTSH pas ndeshjes. /kfteuta.al/



