Zgjidhet lojtari i ndeshjes, Kallaku: Insistova vetë të jem pjesë e këtij projekti

Sherif Kallaku u shpall lojtari i ndeshjes në fitoren që Teuta regjistroi 3-1 ndaj Laçit. Me këtë sukses, “Djemtë e Detit” mbajnë vendin e dytë në kampionat me 7 pikë pas tri ndeshjesh, dy më pak se Egnatia në krye të Superiores.

Kallaku zhbllokoi ndeshjen me një penallti në minutën e nëntë, ndërsa dha edhe një asist. Për këtë paraqitje, mesfushori i talentuar u zgjodh lojtari i ndeshjes.

“Duke iu referuar ndeshjes së kaluar, Pedro ka marrë një premio personale nga trajneri Tetova. Sot kisha dëshirë ta merrja unë, por nuk e realizova dot. Jam i lumtur që jam pjesë e Teutës. Kam insistuar vetë të jem pjesë e këtij projekti, edhe për faktin që familja ime është në Durrës. Jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që kemi një ekip të mirë, edhe për ecurinë”, tha Kallaku. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *