Ekipi i Pare

Ekipi i Pare
24/10/2026

Teuta barazon me Elbasanin, Tetova: Çaluam te shpejtësia e pasimit

Teuta u ndal në një barazim 0-0 në ndeshjen e javës së tetë kundër Elbasanit, të zhvilluar në “Niko Dovana”. Trajneri Edlir Tetova analizoi takimin, ndërsa tregoi se çfarë nuk funksionoi. Barazimi në shtëpi – “Pa ia hequr meritat Elbasanit, ekipi im çaloi te shpejtësia e pasimit. Duhet të ndërronim krahët dhe të ishim më efektivë. Ngjeshja e madhe e Elbasanit në gjysmëfushën e vet nuk na lejoi të ishim të qartë për të filtruar topat dhe për të gjetur manovrën tonë”. Çfarë nuk funksionoi? – “Pjesa e parë ishte …
Ekipi i Pare
23/10/2026

Teuta, mbrojtje e hekurt dhe sulm vrastar!

Teuta e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin, duke udhëhequr me meritë Superioren. Në shtatë takimet e para, djemtë e detit, të drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, kanë regjistruar 6 fitore dhe një barazim në premierë. 19 pikë të grumbulluara, 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Sekreti për të dalë kampion është një mbrojtje solide dhe Teuta është skuadra me repartin difensiv më të mirë të kampionatit. Portieri Paul Bernardoni ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e mbajtur portën të paprekur në 5 ndeshje, ndërsa ka pritur …
Ekipi i Pare
17/10/2026

Teuta triumfon në Elbasan dhe regjistron fitoren e gjashtë radhazi

Teuta vijon ecurinë fantastike në kampionat, duke siguruar fitoren e gjashtë radhazi. Skuadra durrsake ka marrë tri pikë të tjera të rëndësishme në transfertë, pasi ka mposhtur Dinamon me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”. Takimi u zhbllokua në minutën e 31-të, kur Pedro Martelo realizoi golin e parë për Teutën, duke i dhënë avantazhin skuadrës bregdetare. Në pjesën e dytë, ishte Ergis Arifi ai që dyfishoi epërsinë në minutën e 62-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Kjo fitore konfirmon momentin mjaft pozitiv që po përjeton skuadra durrsake, e cila ka …
Ekipi i Pare
12/10/2026

Bernardoni dhe Toli në formacionin më të mirë të javës së 6-të!

Portieri Paul Bernardoni dhe polivalenti Ardit Toli janë përzgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në rreshtimin 1-4-2-3-1, portieri francez u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Skënderbeut, ku priti një penallti dhe ndali dy raste të pastra shënimi. Bernardoni ishte protagonist kryesor për Teutën, duke ruajtur portën të paprekur. Në repartin e mbrojtjes, një tjetër futbollist i “Djemve të Detit”, Ardit Toli, u përfshi në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjes së zhvilluar në të …
Ekipi i Pare
10/10/2026

U zgjodh lojtari i ndeshjes, Bernardoni: Ndihem shumë mirë! Dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet!

Paul Bernardoni ishte protagonist i madh i Teutës në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut. Portieri francez priti një penallti, ndërsa ishte i jashtëzakonshëm duke ndalur në dy raste sulmuesit e Skënderbeut. Për këtë performancë, gardiani francez u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ambientimi në Durrës – “Ndihem mirë, jam shumë i lumtur që vij në Shqipëri. Është hera e parë që vij këtu dhe unë dhe familja ime jemi të befasuar. Sa për futbollin, erdha këtu dhe, sinqerisht, doja të shihja dhe luaja dhe e mora me kënaqësi. Vij çdo ditë në …
Ekipi i Pare
10/10/2026

Teuta mposht Skënderbeun, Tetova: Tri pikë të rëndësishme për kreun

Teuta mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana” dhe vijon të ruajë kreun e klasifikimit pas javës së gjashtë të kampionatit. Trajneri Edlir Tetova përgëzoi ekipin për performancën e treguar, ndërsa pranoi se kartoni i kuq ndikoi në lojën e skuadrës gjatë pjesës së dytë. Fitorja – “Mendoj mirë, sigurisht që ishte ndeshje e mirë, sidomos në pjesën e parë. Pastaj ekipi i Skënderbeut na vuri në vështirësi për formën e presingut nga ekipi im. Nga momenti kur u rinisëm apo balancuam format e presingut, u …
Ekipi i Pare
09/10/2026

Tetova synon fitoren e pestë radhazi kundër Skënderbeut

Teuta do të rikthehet këtë të shtunë në fushën e blertë, për llogari të javës së gjashtë të Abissnet Superiores. Kundërshtari i radhës është Skënderbeu, një ekip që meriton vlerësim maksimal, pavarësisht pozicionit në klasifikim. Pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtareve, i ka shërbyer trajnerit Edlir Tetova për të konsoliduar grupin dhe për të përcjellë idetë e tij te lojtarët. Gjithashtu, kjo periudhë ka ndikuar pozitivisht te futbollistët që u bashkuan me ekipin në momentet e fundit të merkatos së verës dhe nuk kishin arritur ende formën …
Ekipi i Pare
09/10/2026

Edlir Tetova zgjidhet trajneri i muajit shtator në Superiore

Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator, Teuta regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e zhvilluara, duke e ngjitur ekipin në krye të kampionatit me 13 pikë. Çmimi iu dorëzua trajnerit Tetova nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në ambientet e FSHF TV. Në një prononcim për fshf.org, Edlir Tetova u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke ia dedikuar arritjen stafit teknik dhe lojtarëve, të cilët i konsideroi pjesën më të rëndësishme të këtij suksesi. …
Ekipi i Pare
25/09/2026

Futbollistët e Teutës, Ergis Arifi dhe Grei Kuqi, ftohen nga Shpresat dhe Kombëtarja U19

Kombëtarja shqiptare U21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka grumbulluar talentin e Teutës, Ergis Arifin, për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës U21. 19-vjeçari ka qenë protagonist me ekipin e parë dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi i përfaqësueses kuqezi. Edhe talenti tjetër i Teutës, Grei Kuqi, i cili këtë sezon ka marrë më shumë minuta me ekipin e parë, është grumbulluar me Kombëtaren U19, të drejtuar nga Fation Tafaj. U19 do të përballet në një ndeshje miqësore me Lituaninë U19, ku 17-vjeçari Kuqi …
Ekipi i Pare
19/09/2026

Umejiego impresionon me dopietë: Jam vetëm në 75% të formës time!

Sulmuesi Mmesoma Umejiego ishte heroi i Teutës në triumfin 2-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, me një dopietë. 23-vjeçari zbuloi se ende nuk është në formën e tij më të mirë, pasi kishte 6 muaj pa luajtur futboll. Lojtari i ndeshjes – “Faleminderit për vlerësimin. Ndihem mirë te Teuta, po përmirësohemi të gjithë ditë pas dite. Kam qenë 6 muaj pa luajtur te Apolonia dhe po përmirësohem gradualisht. Tani ndihem mirë, sepse kam filluar të luaj. Kam pasur probleme me kontratën, tani luaj dhe ndihem mirë”. Debutimi në Superiore – “Është …
Ekipi i Pare
18/09/2026

Teuta shkëlqen në Shkodër dhe ruan kreun, Tetova: Kampionati është i gjatë!

Teuta shkëlqen në Shkodër duke mundur me rezultatin 2-0 Vllazninë dhe mban kreun e klasifikimit. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Mmesoma Anthony Teuta shkëlqen në Shkodër duke mundur me rezultatin 2-0 Vllazninë dhe mban kreun e klasifikimit. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Mmesoma Anthony Umejiego, i cili me nga një gol për çdo pjesë i dha tri pikë të arta Teutës në një fushë të vështirë si “Loro Boriçi”. Trajneri Edlir Tetova përgëzoi ekipin për performancën, ndërsa theksoi se kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të përmendin fjalën titull. …
Ekipi i Pare
12/09/2026

Teuta ngjitet në krye të Superiores, Tetova: Tri pikë të rëndësishme!

Teuta mori një fitore të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur 2-0 Vorën. Me këtë sukses, “Djemtë e Detit” u ngjitën përkohësisht në krye të klasifikimit. Atmosfera ishte e shkëlqyer në stadium, teksa bregdetarët ishin superiorë gjatë gjithë ndeshjes. Pas takimit, trajneri Edlir Tetova theksoi se ekipi i tij ka ende shumë punë për të bërë për t’u përshtatur me idetë që ai kërkon për lojën. Fitorja me Vorën – “Mendoj se klasifikimi është momental, pasi ka ndeshje edhe nesër për t’u luajtur. Ajo që më gëzon janë pikët. …