Tag: merkato

Ekipi i Pare
25/07/2026

Teuta firmos me portierin brazilian Maycon Morales

Teuta ka bërë një tjetër përforcim në portë, duke prezantuar brazilianin Maycon Morales. 26-vjeçari vjen pas aventurës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit veshi fanellën e Prishtina e Re. Me afrimin e brazilianit, Teuta e mbyll merkaton në këtë repart, pasi porta është blinduar edhe pas nënshkrimit me ish-portierin e Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit është edhe Gentian Selmani, i cili ka qenë titullar në miqësoret e verës. Ndërkohë, skuadra ka mbyllur fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë duke zhvilluar …
Ekipi i Pare
24/07/2026

Teuta përforcohet në sulm me portugezin Pedro Martelo

Teuta përforcohet në sulm me futbollistin Pedro Martelo. Sulmuesi i talentuar është formuar si futbollist në akademitë e Benficës dhe Deportivo La Coruñas dhe vjen në Durrës me një eksperiencë të konsiderueshme. Në sezonin e fundit, 26-vjeçari veshi fanellën e Oliveirense në Ligën e Dytë portugeze. Në 33 ndeshje, ai kontribuoi me 7 gola dhe 4 asiste, duke grumbulluar në total 1,632 minuta aktivizim. Gjithashtu, qendërsulmuesi ka përfaqësuar edhe kombëtaret U-19 dhe U-20 të Portugalisë, ku ka realizuar 7 gola në 12 ndeshje me ekipin U-20. Pedro Martelo luan në …
Ekipi i Pare
13/07/2026

Teuta nënshkruan me ish-portierin e Francës, Paul Bernardoni

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin francez Paul Bernardoni. Me një karrierë të pasur në nivelet më të larta të futbollit francez, Bernardoni sjell në Durrës eksperiencë të rëndësishme nga Ligue 1, Ligue 2 dhe arenat ndërkombëtare. Në sezonin e fundit, 29-vjeçari ishte pjesë e Amiens në Ligue 2, ku u aktivizua në 28 ndeshje. Gjatë karrierës së tij, portieri francez ka mbrojtur portën e klubeve si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne, ndërsa ka luajtur edhe jashtë Francës me Konyaspor në Turqi …
Ekipi i Pare
11/07/2026

Sherif Kallaku, përforcimi më i ri në merkaton e Teutës

Teuta shton cilësi në mesfushë duke nënshkruar me futbollistin Sherif Kallaku. Mesfushori me tipare sulmuese rikthehet në Durrës pas disa eksperiencave jashtë vendit dhe në Abissnet Superiore, ku sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë. Kallaku vjen për të vënë në shërbim të ekipit cilësinë, eksperiencën dhe energjinë e tij, me synimin për të ndihmuar Teutën në arritjen e objektivave të sezonit të ri. Pas një sezoni shumë të mirë me Vllazninë, 28-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe stafin teknik. Trajneri Tetova preferon një lojë …
Ekipi i Pare
03/07/2026

Teuta prezanton ish-futbollistin e Shpresave, Geraldo Bajramin!

KF Teuta ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, qendërmbrojtësin Geraldo Bajrami. 26-vjeçari i bashkohet Teutës pas një karriere të zhvilluar tërësisht në Angli, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin difensiv. Në sezonin e fundit, Bajrami ishte pjesë e Crawley Town, ku u aktivizua në 28 ndeshje dhe shënoi dy gola në League Two, kategorinë e katërt të futbollit anglez. Gjithashtu, Bajrami ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Klubi i uron Geraldos mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu! /kfteuta.al/ …
Ekipi i Pare
02/07/2026

Teuta blindon mbrojtjen, projektit i bashkohet Rustem Hoxha

Futbollisti Rustem Hoxha është përforcimi më i ri i Teutës në merkaton e verës. Qendërmbrojtësi rikthehet në Durrës, aty ku fitoi titullin kampion, me të njëjtin objektiv: suksesin me fanellën blu. Në tre sezonet e fundit, Hoxha ishte pjesë e Dinamos. Një dëmtim i rëndë e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë, por tashmë ai është rikthyer më i fortë se kurrë. Djali i qytetit rikthehet në klubin e zemrës për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës. …
Ekipi i Pare
25/06/2026

Mesfushori Esat Mala vesh fanellën e Teutës!

Teuta forcohet në mesfushë duke nënshkruar me futbollistin Esat Mala! 27-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar, duke fituar edhe titullin kampion me Partizanin. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Vllaznisë, ku spikati në fushë me paraqitjet e tij. 27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës. Me këtë afrim, Teuta synon të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës për sezonin e ri. …
Ekipi i Pare
22/06/2026

Teuta forcon stafin teknik, firmosin Julian Brahja dhe Andri Babaj

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Julian Brahja, i cili i bashkohet Teutës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia. Kujtojmë se Brahja ka qenë më parë pjesë e KF Teutës si futbollist në tre periudha të ndryshme: në sezonet 2003/2004, 2006/2007 dhe 2015. KF Teuta i uron Julian Brahjës mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese në detyrën e tij të re si pjesë e stafit teknik. Gjithashtu klubi njofton se edhe Andri Babaj i bashkohet stafit …
Ekipi i Pare
22/06/2026

Teuta nënshkruan me sulmuesin nigerian Mmesoma Umejiego

KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego. 23-vjeçari i bashkohet ekipit të drejtuar nga trajneri Tetova, pas aventurës te Apolonia, ku spikati me paraqitjet e tij. Sulmuesi nigerian vjen pas një sezoni mjaft pozitiv, ku realizoi 10 gola në 13 ndeshje me fanellën e Apolonisë, duke konfirmuar cilësitë e tij në repartin ofensiv. Klubi i uron Mmesoma Umejiegos mirëseardhje në familjen blu dhe shumë suksese me fanellën e Teutës. /kfteuta.al./ …
Ekipi i Pare
18/06/2026

Teuta mbyll bashkëpunimin me Emiliano Vilën

Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë. 38-vjeçari hapat e parë në futbollin profesionist i hodhi pikërisht tek “Djemtë e Detit”, dhe trofetë më të rëndësishëm në karrierë i fitoi me këtë fanellë, ndërsa përfaqësoi edhe ekipin kombëtar. Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme. /kfteuta.al/ …
Ekipi i Pare
09/06/2026

Teuta prezanton mbrojtësin kampion, Abdurrahman Fangaj afrimi i parë

Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se Abdurrahman Fangaj është futbollisti i parë që i bashkohet ekipit në merkaton e verës. 28-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me Egnatian, ku fitoi tre herë radhazi titullin kampion dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës rrogozhinase. Trajneri Edlir Tetova i njeh mirë cilësitë e tij dhe me afrimin e mbrojtësit shkodran, Teuta pritet të fitojë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin difensiv. Në sezonin që sapo u …
Ekipi i Pare
10/02/2026

Teuta e pëson në Kupë! Dobi: Duhet durim! Dua përqendrim dhe grinte…

Teuta u mposht 1-2 nga Egnatia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu zhgëimin për këtë dështim. Humbja në Kupë – “Bëmë një gabim fatal në momentin e fundit. Nuk pësohet gol kur kanë mbetur disa sekonda, duhet përqendrim, që nuk e patëm në atë moment. Tre gjëra i kërkova ekipit sot: dëshirë, qetësi dhe përqendrim. E filluam mirë, e futëm në presion Egnatian, shënuam gol dhe mund të realizonim edhe të dytin. Pësuam gol me të vetmen goditje …