Futbollistët e Teutës, Ergis Arifi dhe Grei Kuqi, ftohen nga Shpresat dhe Kombëtarja U19

Kombëtarja shqiptare U21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka grumbulluar talentin e Teutës, Ergis Arifin, për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës U21.

19-vjeçari ka qenë protagonist me ekipin e parë dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi i përfaqësueses kuqezi.

Edhe talenti tjetër i Teutës, Grei Kuqi, i cili këtë sezon ka marrë më shumë minuta me ekipin e parë, është grumbulluar me Kombëtaren U19, të drejtuar nga Fation Tafaj.

U19 do të përballet në një ndeshje miqësore me Lituaninë U19, ku 17-vjeçari Kuqi do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij.

Ftesat për dy talentet e ekipit dëshmojnë punën e bërë në Akademinë e Teutës, si dhe hapësirën që u jepet lojtarëve premtues për t’u afirmuar në ekipin e parë. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *