Tag: Partizani

Ekipi i Pare
19/03/2026

Teuta–Partizani, ndeshja e sezonit! Dobi kërkon “biletën” për Final Four

Triumfi ndaj Dinamos ka rritur entuziazmin dhe besimin te Teuta, që kërkon suksesin në “finalen” kundër Partizanit për “Final Four”. Atmosfera në shkallët e stadiumit pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa “Djemtë e Detit” janë gati për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Trajneri Enkeleid Dobi do ta ketë grupin pothuajse të plotë, me përjashtim të kapitenit Kotobelli dhe sulmuesit Rooney Eva. Partizani mbetet një kundërshtar i rrezikshëm, por ky është ‘treni’ i fundit për të sulmuar vendin e katërt, që të çon në garën për titull dhe hap derën …
Ekipi i Pare
15/03/2026

Teuta mposht Dinamon, Dobi: Treguam karakter, finalja jonë me Partizanin

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në “Air Albania”, duke mundur 1-0 Dinamon dhe u fut sërish në garë për Final Four, pasi diferenca me Partizanin e vendit të katërt është 6 pikë. Trajneri Enkeleid Dobi deklaroi se ekipi tregoi karakter dhe personalitet në fushë, duke e merituar fitoren. Triumfi – “Vazhdimësia ka rëndësi, stabiliteti në jetë. Ndoshta nuk ishte interpretimi ynë më i mirë në fushë, por treguam shpirt luftarak dhe sakrificë. Kemi bërë ndeshje edhe më të mira, por ndonjëherë kemi humbur ose barazuar. Vinte edhe pas …
Ekipi i Pare
19/01/2026

‘Gabimet në fund na kushtuan rëndë’! Dobi i zhgënjyer pas humbjes me Partizanin

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, nuk e fshehu trishtimin për humbjen në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes përballë Partizanit, që fitoi 2-1 në “Arena e Demave”. Disfata e dytë me Partizanin – “Nuk mund t’i vëmë fajin finalizimit, nuk ishte dita jonë më e mirë, sidomos pjesa e parë. Nuk e interpretuam siç donim dhe si e kishim përgatitur këtë ndeshje. Na vret më shumë fakti që me dy episode ndëshkohemi. Me ndjesinë time, them se ishte ndeshje për barazim 1-1, por ja që humbëm dhe kjo na dhemb. Ky …
Ekipi i Pare
19/01/2026

Teuta e pëson në fund, goli i Jazxhi s’mjafton kundër Partizanit!

Teuta pësoi një humbje që dhemb në sekondat e fundit të lojës përballë Partizanit, i cili fitoi 2-1 pas një kundërsulmi vrastar të Skukës, i finalizuar me gol nga Contreras. 45 minutat e para ishin me pak raste, ku Partizani kaloi në avantazh me sulmuesin Toma, i cili shfrytëzoi mirë dobësinë e Teutës në repartin e mbrojtjes. Në fraksionin e dytë, Teuta ndryshoi marsh duke iu imponuar kundërshtarit, edhe pas ndryshimeve të trajnerit Dobi. Pas një insistimi në zonën e Partizanit, Teuta gjeti barazimin me mbrojtësin Artan Jazxhi, i cili …