Tag: mbrojtje

Ekipi i Pare
03/07/2026

Teuta prezanton ish-futbollistin e Shpresave, Geraldo Bajramin!

KF Teuta ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, qendërmbrojtësin Geraldo Bajrami. 26-vjeçari i bashkohet Teutës pas një karriere të zhvilluar tërësisht në Angli, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në repartin difensiv. Në sezonin e fundit, Bajrami ishte pjesë e Crawley Town, ku u aktivizua në 28 ndeshje dhe shënoi dy gola në League Two, kategorinë e katërt të futbollit anglez. Gjithashtu, Bajrami ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Klubi i uron Geraldos mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu! /kfteuta.al/ …
Ekipi i Pare
02/07/2026

Teuta blindon mbrojtjen, projektit i bashkohet Rustem Hoxha

Futbollisti Rustem Hoxha është përforcimi më i ri i Teutës në merkaton e verës. Qendërmbrojtësi rikthehet në Durrës, aty ku fitoi titullin kampion, me të njëjtin objektiv: suksesin me fanellën blu. Në tre sezonet e fundit, Hoxha ishte pjesë e Dinamos. Një dëmtim i rëndë e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë, por tashmë ai është rikthyer më i fortë se kurrë. Djali i qytetit rikthehet në klubin e zemrës për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës. …