Tag: Maçolli

Ekipi i Pare
09/03/2026

Dobi i zhgënjyer: Na mungoi pjekuria, kartoni i kuq na penalizoi!

Teuta pësoi një humbje të rëndë në “Arena Egnatia”, që e largon nga objektivi “Final Four”. Egnatia fitoi 4-2, megjithatë për atë që prodhoi në fushë Teuta, nuk e meritonte humbjen, ndërsa kryefjalë ishin gabimet e repartit defensiv. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu trishtimin për disfatën, ndërsa theksoi se ekipi duhet të tregojë më tepër pjekuri. Humbje e thellë – “Mendoj se pak pas golit të dytë, kur barazuam, duhet të ishim më të matur dhe të kishim më shumë pjekuri në mënyrën e sjelljes, vendosjes dhe interpretimit të …
Ekipi i Pare
04/03/2026

Teuta eliminohet nga Kupa, Maçolli: Objektiv i vetëm final four

Teuta i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë në çerekfinale. Pavarësisht dëshirës dhe dominimit ndaj Egnatias, durrsakëve u munguan rastet e rrezikshme në sulm dhe gjithçka u mbyll 0-0 në Rrogozhinë. Ky rezultat nuk mjaftoi, pasi Teuta u eliminua nga Kupa e Shqipërisë për shkak të humbjes në ndeshjen e parë në Durrës (1-2). Mesfushori Xhoel Maçolli u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimin pa gola që ekipi i Dobit, regjistroi ndaj Egnatias. Lojtari i ndeshjes – “Faleminderit për vlerësimin dhe për ata që më zgjodhën. E dominuam Egnatian në të …
Ekipi i Pare
23/02/2026

Teuta dominon formacionin e javës! Nga Përgjoni në mbrojtje te Maçolli dhe Arifi në sulm

Teuta shkëlqeu në javën e 25-të të Superiores, duke marrë një fitore tepër të rëndësishme 1-0 kundër Tiranës, që e afron me objektivin “Final Four”. Në tërësi, ekipi zhvilloi një performancë të nivelit të lartë, veçanërisht në pjesën e dytë, ku e dominoi Tiranën me rastet e krijuara. Për këtë paraqitje, tre futbollistë të bregdetarëve janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Nga një lojtar për çdo repart, Florjan Përgjoni është përzgjedhur në krahun e majtë të …
Ekipi i Pare
30/11/2025

Dobi trajneri i javës, dy lojtarë të Teutës në formacionin më të mirë

Teuta mori një fitore tepër të rëndësishme në Shkodër, duke mundur 1-0 Vllazninë dhe theu tabunë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku kishte vite pa fitore. Skuadra tregoi karakter, organizim dhe vendosmëri, duke marrë maksimumin në një ndër fushat më të vështira të kampionatit. Pas mbylljes së javës së 13-të, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë zgjedhur formacionin më të mirë, sipas skemës 4-2-3-1 dhe Teuta është një nga skuadrat më të përfaqësuara. Në mesfushë është zgjedhur Xhoeli Maçolli, ndërsa në repartin e sulmit David Fadario, të dy pas një performance të …
Ekipi i Pare
18/10/2025

Maçolli shpallet ‘Lojtar i Ndeshjes’! “Do ta shijoja më shumë nëse fitonim! Dobi më ka ndryshuar”

Mesfushori i Teutës, Xhoeli Maçolli, u shpall lojtari i ndeshjes në barazimin 0-0 kundër Tiranës, zhvilluar në “Air Albania”. Maçolli nuk e fshehu kënaqësinë për trofeun, por theksoi se do të ishte më i lumtur nëse Teuta do të fitonte. Çmimi “Lojtari i Ndeshjes” – “Jam falenderues që më kanë zgjedhur lojtari i ndeshjes, por ndjej keqardhje sepse nuk e kam shijuar 100% me fitore. Nëse fitojmë dhe dal lojtari i ndeshjes, akoma më mirë. Më e rëndësishmja është të marrim 3 pikë; ky është një trofe individual, por më …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Teuta dominon, por traversa i mohon golin në Elbasan

Teuta barazoi 0-0 kundër Elbasanit dhe vazhdon të mbetet e pamposhtur në Superiore. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në “Elbasan Arena”, por fati nuk ishte me ta, pasi një traversë u mohoi golin. Ekipi i Dobit tregoi karakter, personalitet dhe një lojë cilësore në transfertë, duke e dominuar kundërshtarin. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Teuta ishte superiore, duke rrezikuar portën e Elbasanit, por i mungoi efikasiteti në sulm. Rastin më të mirë e pati në minutën e 25-të, kur mesfushori Maçolli …