Ekipi i Pare
09/03/2026
Dobi i zhgënjyer: Na mungoi pjekuria, kartoni i kuq na penalizoi!
Teuta pësoi një humbje të rëndë në “Arena Egnatia”, që e largon nga objektivi “Final Four”. Egnatia fitoi 4-2, megjithatë për atë që prodhoi në fushë Teuta, nuk e meritonte humbjen, ndërsa kryefjalë ishin gabimet e repartit defensiv. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu trishtimin për disfatën, ndërsa theksoi se ekipi duhet të tregojë më tepër pjekuri. Humbje e thellë – “Mendoj se pak pas golit të dytë, kur barazuam, duhet të ishim më të matur dhe të kishim më shumë pjekuri në mënyrën e sjelljes, vendosjes dhe interpretimit të …




