Tag: Skenderbeu

Ekipi i Pare
10/10/2026

U zgjodh lojtari i ndeshjes, Bernardoni: Ndihem shumë mirë! Dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet!

Paul Bernardoni ishte protagonist i madh i Teutës në fitoren 2-0 kundër Skënderbeut. Portieri francez priti një penallti, ndërsa ishte i jashtëzakonshëm duke ndalur në dy raste sulmuesit e Skënderbeut. Për këtë performancë, gardiani francez u zgjodh lojtari i ndeshjes. Ambientimi në Durrës – “Ndihem mirë, jam shumë i lumtur që vij në Shqipëri. Është hera e parë që vij këtu dhe unë dhe familja ime jemi të befasuar. Sa për futbollin, erdha këtu dhe, sinqerisht, doja të shihja dhe luaja dhe e mora me kënaqësi. Vij çdo ditë në …
Ekipi i Pare
10/10/2026

Teuta mposht Skënderbeun, Tetova: Tri pikë të rëndësishme për kreun

Teuta mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana” dhe vijon të ruajë kreun e klasifikimit pas javës së gjashtë të kampionatit. Trajneri Edlir Tetova përgëzoi ekipin për performancën e treguar, ndërsa pranoi se kartoni i kuq ndikoi në lojën e skuadrës gjatë pjesës së dytë. Fitorja – “Mendoj mirë, sigurisht që ishte ndeshje e mirë, sidomos në pjesën e parë. Pastaj ekipi i Skënderbeut na vuri në vështirësi për formën e presingut nga ekipi im. Nga momenti kur u rinisëm apo balancuam format e presingut, u …
Ekipi i Pare
09/10/2026

Tetova synon fitoren e pestë radhazi kundër Skënderbeut

Teuta do të rikthehet këtë të shtunë në fushën e blertë, për llogari të javës së gjashtë të Abissnet Superiores. Kundërshtari i radhës është Skënderbeu, një ekip që meriton vlerësim maksimal, pavarësisht pozicionit në klasifikim. Pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtareve, i ka shërbyer trajnerit Edlir Tetova për të konsoliduar grupin dhe për të përcjellë idetë e tij te lojtarët. Gjithashtu, kjo periudhë ka ndikuar pozitivisht te futbollistët që u bashkuan me ekipin në momentet e fundit të merkatos së verës dhe nuk kishin arritur ende formën …