Ekipi i Pare
16/05/2026
Daci hero i Teutës! Goli ndaj Pogradecit mban durrsakët në Superiore
Teuta mori një fitore tepër të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mposhtur 1-0 Pogradecin. Goli i Klejdi Dacit i mjaftoi skuadrës durrsake për të siguruar fitoren dhe qëndrimin në Abissnet Superiore. 45 minutat e para ishin të vakëta, me mungesë rastesh të rrezikshme për gol, por në pjesën e dytë loja ndryshoi rrjedhë. Teuta u shfaq më kërkuese dhe fillimisht ishte Boçi ai që pati një mundësi të artë për të kaluar skuadrën në avantazh, por tentativa e tij u ndal nga portieri. Më pas, Kotobelli iu afrua shumë …











