Ergis Arifi zgjidhet lojtari i ndeshjes: Teuta aspiron një vend në Final Four!

Ergis Arifi ishte protagonist absolut në fitoren që Teuta arriti 1-0 në “Air Albania” kundër Dinamos. Talenti durrsak realizoi një gol shumë të bukur, duke i dhënë tri pikët ekipit. Për këtë paraqitje, 19-vjeçari u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

“Ky gol është i rëndësishëm edhe për rritjen time, por më i rëndësishëm është për Teutën. Synimi ynë është të kapim Final Four”, tha fillimisht Arifi.

I pyetur për pozicionin në fushë, talenti durrsak u shpreh: “E kam gjetur veten më mirë si ëinger i djathtë. Kam më shumë hapësira kur luaj në këtë pozicion. Pres më shumë nga vetja, ndërsa prioriteti im është të arrij formën maksimale dhe të luaj 90 minuta”.

Lidhur me aksionin e golit, Arifi zbuloi: “Kisha shumë besim që do ta merrja topin dhe do të shënoja. E pashë cepin dhe e godita”. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *