
Mbrojtësi Vasil Zogos ishte protagonist absolut te Teuta, duke realizuar dopietë në barazimin 2-2 ndaj Partizanit.
Barazimi – “Për ne ishte një ndeshje finale, pasi objektivi është final four. Është hera e parë që i shoh tifozët kështu. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, gjithçka është në dorën e Zotit. Ishte një sfidë speciale për mua. Ndihmova edhe në sulm dhe kështu ishte e shkruar, por më e rëndësishmja ishin 3 pikët. Kemi ende besim dhe shpresë për të vazhduar garën për katërshen”.
Golat e Partizanit – “Te goli i parë i pësuar duhet të isha më afër kundërshtarit. Ky është futbolli, luajnë edhe ata. Megjithatë, reagimi ynë ishte i mirë dhe e kishim ndeshjen nën kontroll. Ndoshta na mungoi pak fati. Do të luftojmë deri në fund”.

Eksperienca në mbrojtje – “Kotobelli dhe Jazxhi janë lojtarë me shumë eksperiencë. Ndihem mirë me të dy dhe nuk kam preferencë. Sa i përket sezonit, nuk mund t’i vendos një notë pa përfunduar. Kemi ende edhe 7 ndeshje përpara. Në futboll nuk arrihet asgjë individualisht. Falënderoj Zotin për gjithçka. Objektivat duhen arritur, sepse vetëm kështu bëhesh lojtar i madh”, deklaroi Zogos. /kfteuta.al/



