Teuta prezanton mbrojtësin kampion, Abdurrahman Fangaj afrimi i parë

Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se Abdurrahman Fangaj është futbollisti i parë që i bashkohet ekipit në merkaton e verës.

28-vjeçari, i cili aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me Egnatian, ku fitoi tre herë radhazi titullin kampion dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të skuadrës rrogozhinase.

Trajneri Edlir Tetova i njeh mirë cilësitë e tij dhe me afrimin e mbrojtësit shkodran, Teuta pritet të fitojë më shumë cilësi dhe eksperiencë në repartin difensiv.

Në sezonin që sapo u mbyll, Fangaj zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar 3,233 minuta dhe duke kontribuar me 4 asistime. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *