
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga sot, pjesë e stafit teknik do të jetë edhe Julian Brahja, i cili i bashkohet Teutës pas eksperiencës së tij me KF Egnatia. Kujtojmë se Brahja ka qenë më parë pjesë e KF Teutës si futbollist në tre periudha të ndryshme: në sezonet 2003/2004, 2006/2007 dhe 2015.
KF Teuta i uron Julian Brahjës mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese në detyrën e tij të re si pjesë e stafit teknik.

Gjithashtu klubi njofton se edhe Andri Babaj i bashkohet stafit teknik si përgatitës atletik i ekipit.
Andri vjen në Durrës pas eksperiencës së tij te Egnatia dhe do të sjellë profesionalizmin dhe eksperiencën e tij në shërbim të skuadrës.
Brahja dhe Babaj ishin krahët e djathtë të trajnerit Edlir Tetova te Egnatia, ku arritën të dominon në futbollin shqiptar. Me afrimin e tyre plotësohet stafi teknik.
Klubi u uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të ri me fanellën blu! /kfteuta.al/



