Tag: Ergis Arifi

Ekipi i Pare
25/09/2026

Futbollistët e Teutës, Ergis Arifi dhe Grei Kuqi, ftohen nga Shpresat dhe Kombëtarja U19

Kombëtarja shqiptare U21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka grumbulluar talentin e Teutës, Ergis Arifin, për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës U21. 19-vjeçari ka qenë protagonist me ekipin e parë dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi i përfaqësueses kuqezi. Edhe talenti tjetër i Teutës, Grei Kuqi, i cili këtë sezon ka marrë më shumë minuta me ekipin e parë, është grumbulluar me Kombëtaren U19, të drejtuar nga Fation Tafaj. U19 do të përballet në një ndeshje miqësore me Lituaninë U19, ku 17-vjeçari Kuqi …
Ekipi i Pare
15/03/2026

Ergis Arifi zgjidhet lojtari i ndeshjes: Teuta aspiron një vend në Final Four!

Ergis Arifi ishte protagonist absolut në fitoren që Teuta arriti 1-0 në “Air Albania” kundër Dinamos. Talenti durrsak realizoi një gol shumë të bukur, duke i dhënë tri pikët ekipit. Për këtë paraqitje, 19-vjeçari u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. “Ky gol është i rëndësishëm edhe për rritjen time, por më i rëndësishëm është për Teutën. Synimi ynë është të kapim Final Four”, tha fillimisht Arifi. I pyetur për pozicionin në fushë, talenti durrsak u shpreh: “E kam gjetur veten më mirë si ëinger i djathtë. Kam më shumë …