
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin francez Paul Bernardoni.
Me një karrierë të pasur në nivelet më të larta të futbollit francez, Bernardoni sjell në Durrës eksperiencë të rëndësishme nga Ligue 1, Ligue 2 dhe arenat ndërkombëtare.
Në sezonin e fundit, 29-vjeçari ishte pjesë e Amiens në Ligue 2, ku u aktivizua në 28 ndeshje.
Gjatë karrierës së tij, portieri francez ka mbrojtur portën e klubeve si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne, ndërsa ka luajtur edhe jashtë Francës me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.
Bernardoni ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave të Francës dhe përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Me këtë transferim, Teuta siguron një portier me eksperiencë të madhe, i cili pritet të sjellë cilësi, siguri dhe lidership në repartin e prapavijës. /kfteuta.al/



