Mesfushori Esat Mala vesh fanellën e Teutës!

Teuta forcohet në mesfushë duke nënshkruar me futbollistin Esat Mala!

27-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar, duke fituar edhe titullin kampion me Partizanin. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Vllaznisë, ku spikati në fushë me paraqitjet e tij.

27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës.

Me këtë afrim, Teuta synon të rrisë cilësinë në repartin e mesfushës për sezonin e ri. /kfteuta.al/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *