
Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht Edlir Tetovën në krye të pankinës së skuadrës durrsake.
Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja.
43-vjeçari rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist, tashmë me statusin e një trajneri kampion.
Në eksperiencën e fundit në Superiore me Egnatian, Tetova fitoi dy herë radhazi titullin kampion dhe e drejtoi skuadrën rrogozhinase drejt “Final Four” në sezonin 2025-2026.
Teuta po ndërton një projekt ambicioz me një trajner që e njeh shumë mirë ambientin durrsak dhe i uron suksese në këtë aventurë të re. /kfteuta.al/



