Ekipi i Pare
09/10/2026
Tetova synon fitoren e pestë radhazi kundër Skënderbeut
Teuta do të rikthehet këtë të shtunë në fushën e blertë, për llogari të javës së gjashtë të Abissnet Superiores. Kundërshtari i radhës është Skënderbeu, një ekip që meriton vlerësim maksimal, pavarësisht pozicionit në klasifikim. Pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtareve, i ka shërbyer trajnerit Edlir Tetova për të konsoliduar grupin dhe për të përcjellë idetë e tij te lojtarët. Gjithashtu, kjo periudhë ka ndikuar pozitivisht te futbollistët që u bashkuan me ekipin në momentet e fundit të merkatos së verës dhe nuk kishin arritur ende formën …
