Ekipi i Pare
12/10/2026
Bernardoni dhe Toli në formacionin më të mirë të javës së 6-të!
Portieri Paul Bernardoni dhe polivalenti Ardit Toli janë përzgjedhur nga Drejtoria Teknike e FSHF-së në formacionin më të mirë të javës së 6-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në rreshtimin 1-4-2-3-1, portieri francez u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Skënderbeut, ku priti një penallti dhe ndali dy raste të pastra shënimi. Bernardoni ishte protagonist kryesor për Teutën, duke ruajtur portën të paprekur. Në repartin e mbrojtjes, një tjetër futbollist i “Djemve të Detit”, Ardit Toli, u përfshi në formacionin më të mirë të javës, falë paraqitjes së zhvilluar në të …
