Ekipi i Pare
31/08/2026
Teuta mposht Tiranën, trajneri Tetova: Fitore karakteri, po rritemi…
Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, u shfaq i lumtur pas suksesit 3-1 ndaj Tiranës, me përmbysje në stadiumin “Niko Dovana”. Tekniku durrsak e cilësoi këtë një fitore karakteri, ndërsa theksoi se skuadra është në rritje. Debutimi me fitore në shtëpi – “Sot ishim më ndryshe nga ndeshja me Partizanin, ishim në manovër. Mendoj se ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë nuk mbetet mbrapa. Tirana mbrohej në 35 metra dhe ishte e vështirë ta çanim. Kishim vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për të …
