Ekipi i Pare
03/05/2026
Trajneri Dobi jep dorëheqjen, ekipi do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo
Klubi i Futbollit Teuta njofton se trajneri Enkeleid Dobi ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe, duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ushtrojë më detyrën e tij në drejtimin e ekipit të parë. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë nga trajneri Dobi gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale. Në fjalën e tij, trajneri Dobi falënderon presidentin për mundësinë e dhënë, stafin për bashkëpunimin dhe të gjithë tifozët për …
