Tag: Grei Kuqi

Ekipi i Pare
25/09/2026

Futbollistët e Teutës, Ergis Arifi dhe Grei Kuqi, ftohen nga Shpresat dhe Kombëtarja U19

Kombëtarja shqiptare U21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka grumbulluar talentin e Teutës, Ergis Arifin, për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës U21. 19-vjeçari ka qenë protagonist me ekipin e parë dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga stafi i përfaqësueses kuqezi. Edhe talenti tjetër i Teutës, Grei Kuqi, i cili këtë sezon ka marrë më shumë minuta me ekipin e parë, është grumbulluar me Kombëtaren U19, të drejtuar nga Fation Tafaj. U19 do të përballet në një ndeshje miqësore me Lituaninë U19, ku 17-vjeçari Kuqi …
Ekipi i Pare
14/12/2025

Talenti Grei Kuqi debuton me Teutën në moshën 17 vjeç e 26 ditë

Talenti Grei Kuqi është ‘produkti’ i radhës i Akademisë që i bashkohet ekipit të parë. Trajneri Enkeleid Dobi, duke parë përkushtimin dhe talentin e tij, vendosi ta ftojë me ekipin e parë sulmuesi e krahut në ndeshjen kundër Tiranës. Grei Kuqi ka lindur më 18 nëntor të vitit 2008 dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 17 vjeç e 26 ditë, në barazimin 1-1 kundër Tiranës, për llogari të javës së 16-të të Superiores. Dobi, meriton një kompliment për aktivizimin e tij, pasi në një moment krucial të ndeshjes …