Tag: Rustem Hoxha

Ekipi i Pare
02/07/2026

Teuta blindon mbrojtjen, projektit i bashkohet Rustem Hoxha

Futbollisti Rustem Hoxha është përforcimi më i ri i Teutës në merkaton e verës. Qendërmbrojtësi rikthehet në Durrës, aty ku fitoi titullin kampion, me të njëjtin objektiv: suksesin me fanellën blu. Në tre sezonet e fundit, Hoxha ishte pjesë e Dinamos. Një dëmtim i rëndë e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë, por tashmë ai është rikthyer më i fortë se kurrë. Djali i qytetit rikthehet në klubin e zemrës për të dhënë kontributin e tij me përvojën, grintën dhe cilësinë që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës. …