Ekipi i Pare
17/04/2026
KF Teuta përgënjeshtron lajmet për ndryshimin e trajnerit Enkeleid Dobi
KF Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit. Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media. Këto shkrime dashakeqe synojnë të minojnë seriozitetin e klubit dhe të shpërqendrojnë ekipin nga objektivat sezonalë. KF Teuta garanton tifozët se projekti ynë është ambicioz dhe nuk do të lejojmë askënd të përbaltë punën tonë. …
