Ekipi i Pare
25/07/2026
Teuta firmos me portierin brazilian Maycon Morales
Teuta ka bërë një tjetër përforcim në portë, duke prezantuar brazilianin Maycon Morales. 26-vjeçari vjen pas aventurës në Superligën e Kosovës, ku sezonin e fundit veshi fanellën e Prishtina e Re. Me afrimin e brazilianit, Teuta e mbyll merkaton në këtë repart, pasi porta është blinduar edhe pas nënshkrimit me ish-portierin e Francës në Lojërat Olimpike, Paul Bernardoni, ndërsa pjesë e grupit është edhe Gentian Selmani, i cili ka qenë titullar në miqësoret e verës. Ndërkohë, skuadra ka mbyllur fazën përgatitore në Bullgari, ku qëndroi për tre javë duke zhvilluar …
