Ekipi i Pare
04/07/2026
Teuta nis fazën përgatitore në Bullgari, do të zhvillohen katër miqësore
Teuta ka mbërritur në Bansko të Bullgarisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri nën drejtimin e trajnerit Edlir Tetova. Gjatë qëndrimit, skuadra do të zhvillojë seanca intensive stërvitore dhe katër ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e ekipit dhe për të ndërtuar formacionin para nisjes së kampionatit. Blutë do të përballen fillimisht me Ludogorets më 10 korrik, ndërsa një ditë më vonë do të luajnë ndaj Lokomotiv Sofias. Më 15 korrik, Teuta do të sfidojë Hapoel Haifan, …
