Ekipi i Pare
22/11/2025
Teuta mposht Vorën, Dobi: Duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë!
Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur 1-0 Vorën për llogari të javës së 12-të të Superiores. Trajneri Enkeleid Dobi deklaroi se Teuta e meritoi plotësisht fitoren për atë që prodhoi në fushë, ndërsa shtoi se duhet t’i “vrasin” ndeshjet. Emocionet e fitores – “Janë pjesë e jetës, lojës së futbollit, ato emocionet sa më pak t’i kemi që e çuam deri aty. E merituam fitoren, përveç situatës që erdhi në fund, një situatë që e pamë në video dhe është faull. Duhet të …











