Kupa e Shqiperise
07/01/2026
Teuta vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Vorën në Kupë
Teuta vijon përgatitjet në terren nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi dhe stafit të tij për premierën e Kupës së Shqipërisë. Në raundin e 1/8, kundërshtar i bregdetarëve do të jetë Vora, një ekip ndaj të cilit Teuta ka treguar performanca pozitive në të kaluarën. Në tre ndeshjet e luajtura më parë, Teuta ka regjistruar dy fitore dhe një barazim ndaj ekipit të Bellait. Sfida e së shtunës është tepër e rëndësishme për klubin, pasi Kupa mbetet një objektiv kryesor, por gjithashtu shërben edhe si dritare për të siguruar pjesëmarrjen …











