Tag: Vora

Ekipi i Pare
25/01/2026

Ndalet Teuta, Dobi: Na mungon vetëbesimi, barazimi me Vorën pasqyron tranzicionin tonë!

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, u shfaq i zhgënjyer për performancën e ekipit në fushë në barazimin 1-1 kundër Vorës. Duke analizuar ndeshjen, Dobi theksoi se futbollistët duhet të gjejnë vetëbesimin për t’u kthyer te fitoret. Barazimi – “Na mungoi vendosmëria, vetëbesimi, duhet të jemi më cinikë. Sot i duhen dhënë urime Vorës, sepse me të vërtetë në pjesën e parë ishin më të vendosur. Pashë një shpirt gare që ndoshta më parë nuk e kemi parë. Në fushën e vet, dëshira e tyre… këtu humbëm duelin në pjesën e …
Kupa e Shqiperise
10/01/2026

Teuta kualifikohet në çerekfinale të Kupës, eliminoi Vorën

Teuta arriti një fitore të lehtë në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të dy golat e takimit ishin spektakolarë. I pari u realizua nga Jurguens me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi fitoren duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes. Bregdetarët kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe krijuan disa raste të tjera shënimi. Me këtë fitore, Teuta konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. /kfteuta.al/ …
Kupa e Shqiperise
07/01/2026

Teuta vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Vorën në Kupë

Teuta vijon përgatitjet në terren nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi dhe stafit të tij për premierën e Kupës së Shqipërisë. Në raundin e 1/8, kundërshtar i bregdetarëve do të jetë Vora, një ekip ndaj të cilit Teuta ka treguar performanca pozitive në të kaluarën. Në tre ndeshjet e luajtura më parë, Teuta ka regjistruar dy fitore dhe një barazim ndaj ekipit të Bellait. Sfida e së shtunës është tepër e rëndësishme për klubin, pasi Kupa mbetet një objektiv kryesor, por gjithashtu shërben edhe si dritare për të siguruar pjesëmarrjen …