Ekipi i Pare
01/02/2026
Vllaznia e fortë për Teutën, Dobi: Na mungoi qetësia në sulm!
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, theksoi se humbja ndaj Vllaznisë ishte pasojë e keqinterpretimit të minutave të para, si edhe e mungesës së finalizimit para portës kundërshtare. Humbja – “Duhet të fillojmë duke i bërë urime Vllaznisë për fitoren, por duhet pranuar që në 10 minutat e para nuk ishim siç donim, siç e kishim përgatitur ndeshjen. Kjo na dhemb pak, por kishim kohë të mjaftueshme të reagonim. Mendoj që ekipi donte të reagonte, por nuk ishin të qarta disa veprime apo lëvizje. Më vjen keq, sepse nuk e kuptoj …







