Ekipi i Pare
10/12/2025
Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”, statistikat flasin për “Djemtë e Detit”
Teuta ka nisur përgatitjet me intensitet të lartë në terren për ndeshjen e javës së 16-të kundër Tiranës. Pas barazimit në transfertën e Bylisit, Teuta kërkon të rikthehet te suksesi në kampionat dhe, për ta arritur objektivin, do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Teuta–Tirana do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur nga ora 19:30. Atmosfera në kampin bregdetar është e shkëlqyer; në dispozicion të stafit teknik është i gjithë grupi i gatshëm, me përjashtim të Albi Dokës, Gomes dhe Qaqit. Trajneri Dobi …











