Tag: Teuta

Ekipi i Pare
01/02/2026

Vllaznia e fortë për Teutën, Dobi: Na mungoi qetësia në sulm!

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, theksoi se humbja ndaj Vllaznisë ishte pasojë e keqinterpretimit të minutave të para, si edhe e mungesës së finalizimit para portës kundërshtare. Humbja – “Duhet të fillojmë duke i bërë urime Vllaznisë për fitoren, por duhet pranuar që në 10 minutat e para nuk ishim siç donim, siç e kishim përgatitur ndeshjen. Kjo na dhemb pak, por kishim kohë të mjaftueshme të reagonim. Mendoj që ekipi donte të reagonte, por nuk ishin të qarta disa veprime apo lëvizje. Më vjen keq, sepse nuk e kuptoj …
Ekipi i Pare
27/01/2026

Teuta ndan rrugët me futbollistin David Fadairo

Klubi i futbollit Teuta njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo. Fadairo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë kohës që mbrojti ngjyrat e skuadrës, duke treguar përkushtim, profesionalizëm dhe lojë të qëndrueshme në çdo përballje. Klubi dëshiron ta falenderojë David për gjithçka që ka dhënë për Teutën dhe i urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive. Gjatë aventurës së tij te Teuta, Fadairo u aktivizua në 19 ndeshje të Superiores, duke grumbulluar 1,154 minuta në fushë dhe kontribuar me 3 …
Ekipi i Pare
25/01/2026

Ndalet Teuta, Dobi: Na mungon vetëbesimi, barazimi me Vorën pasqyron tranzicionin tonë!

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, u shfaq i zhgënjyer për performancën e ekipit në fushë në barazimin 1-1 kundër Vorës. Duke analizuar ndeshjen, Dobi theksoi se futbollistët duhet të gjejnë vetëbesimin për t’u kthyer te fitoret. Barazimi – “Na mungoi vendosmëria, vetëbesimi, duhet të jemi më cinikë. Sot i duhen dhënë urime Vorës, sepse me të vërtetë në pjesën e parë ishin më të vendosur. Pashë një shpirt gare që ndoshta më parë nuk e kemi parë. Në fushën e vet, dëshira e tyre… këtu humbëm duelin në pjesën e …
Ekipi i Pare
23/01/2026

KF Teuta njofton afrimin e futbollisti Aristidi Kolaj

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili vjen pas aventurës së tij në Serie C në Itali. 26-vjeçari mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe rolin e numrit 10 pas qendërsulmuesit. Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Në pjesën e parë të sezonit, Aristidi Kolaj është aktivizuar në 16 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola, ndërsa ka zhvilluar edhe 4 ndeshje në Kupën e …
Ekipi i Pare
19/01/2026

‘Gabimet në fund na kushtuan rëndë’! Dobi i zhgënjyer pas humbjes me Partizanin

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, nuk e fshehu trishtimin për humbjen në frymëmarrjet e fundit të ndeshjes përballë Partizanit, që fitoi 2-1 në “Arena e Demave”. Disfata e dytë me Partizanin – “Nuk mund t’i vëmë fajin finalizimit, nuk ishte dita jonë më e mirë, sidomos pjesa e parë. Nuk e interpretuam siç donim dhe si e kishim përgatitur këtë ndeshje. Na vret më shumë fakti që me dy episode ndëshkohemi. Me ndjesinë time, them se ishte ndeshje për barazim 1-1, por ja që humbëm dhe kjo na dhemb. Ky …
Ekipi i Pare
19/01/2026

Teuta e pëson në fund, goli i Jazxhi s’mjafton kundër Partizanit!

Teuta pësoi një humbje që dhemb në sekondat e fundit të lojës përballë Partizanit, i cili fitoi 2-1 pas një kundërsulmi vrastar të Skukës, i finalizuar me gol nga Contreras. 45 minutat e para ishin me pak raste, ku Partizani kaloi në avantazh me sulmuesin Toma, i cili shfrytëzoi mirë dobësinë e Teutës në repartin e mbrojtjes. Në fraksionin e dytë, Teuta ndryshoi marsh duke iu imponuar kundërshtarit, edhe pas ndryshimeve të trajnerit Dobi. Pas një insistimi në zonën e Partizanit, Teuta gjeti barazimin me mbrojtësin Artan Jazxhi, i cili …
Ekipi i Pare
15/01/2026

Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në javën e 19-të të Superiores

Teuta u ndal në një barazim 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen që mbylli javën e 19-të të Superiores. Ishte një përballje e luftuar, por me raste të pakta për gol. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndeshja mbyllet 0-0 dhe ky rezultat nuk ndryshon gjendjen e ekipeve në renditje, duke i lënë të dyja me nga një pikë. Në përfundim të ndeshjes, kapiteni Kotobelli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas me të kuqin, pas një debati me gjyqtarin Xhaja. Pas javës së 19-të, Teuta mban …
Ekipi i Pare
14/01/2026

Qëndrim Ismajli, përforcimi më i ri i Teutës

Qëndrim Ismajli është futbollisti më i ri i Teutës. Futbollisti polivalent i bashkohet Teutës pas aventurës së tij me Tiranën në Superiore. 26-vjeçari ka spikatur me fanellën bardheblu dhe vjen si një vlerë e shtuar për “djemtë e detit”. Në këtë sezon, Qëndrim Ismajli është aktivizuar në 12 ndeshje me Tiranën, duke dhënë edhe një asist. Ambientimi i tij në Durrës nuk do të jetë i vështirë, pasi ai e njeh mirë kampionatin dhe vjen me minuta të shumta në këmbë. Ismajli shihet si një alternativë për krahun e majtë, …
Kupa e Shqiperise
13/01/2026

Kupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Egnatian në çerekfinale

Sot, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u hodh shorti i Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale të kompeticionit. Goglat kapriçoze e vendosën Teutën përballë Egnatias, finaliste e edicionit të kaluar, duke sjellë një duel mjaft interesant që në këtë fazë të turneut. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Durrës, më 11 shkurt, në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa takimi i kthimit është programuar më 4 mars në “Arena Egnatia”. Përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, që ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, por …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin Rooney Eva

Rooney Eva Wankewai është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kamerunas, i cili pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi për pjesën e dytë të sezonit, ku Teuta synon realizimin e objektivave të saj. Eva vjen pas një eksperience në kampionatin iranian me Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai ka përfaqësuar gjithashtu …
Ekipi i Pare
11/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e mesfushori Higor Vidal në Kinë

KF Teuta finalizon me sukses një tjetër shitje të rëndësishme në merkaton e janarit. Mesfushori Higor Vidal impresionoi në Superligë me paraqitjet e tij, duke tërhequr interesin e disa ekipeve. Bordi drejtues e shihte atë si një element të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, por oferta e ardhur nga Kina ishte e konsiderueshme. Kështu, klubi vendosi të pranojë ofertën tunduese të klubit Shijiazhuang Gongfir FC për Vidal. Gjatë aventurës me Teutën, Higor Vidal grumbulloi 10 ndeshje, duke kontribuar me një asist. Pas mbrojtësit Gomes, Vidal bëhet futbollisti i …
Kupa e Shqiperise
10/01/2026

Teuta kualifikohet në çerekfinale të Kupës, eliminoi Vorën

Teuta arriti një fitore të lehtë në stadiumin “Niko Dovana”, duke mundur me rezultatin 2-0 Vorën dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të dy golat e takimit ishin spektakolarë. I pari u realizua nga Jurguens me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, ndërsa Toli vulosi fitoren duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes. Bregdetarët kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit dhe krijuan disa raste të tjera shënimi. Me këtë fitore, Teuta konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. /kfteuta.al/ …