Tag: Superiore

Ekipi i Pare
27/09/2025

Teuta dominon, por traversa i mohon golin në Elbasan

Teuta barazoi 0-0 kundër Elbasanit dhe vazhdon të mbetet e pamposhtur në Superiore. “Djemtë e Detit” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë në “Elbasan Arena”, por fati nuk ishte me ta, pasi një traversë u mohoi golin. Ekipi i Dobit tregoi karakter, personalitet dhe një lojë cilësore në transfertë, duke e dominuar kundërshtarin. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Teuta ishte superiore, duke rrezikuar portën e Elbasanit, por i mungoi efikasiteti në sulm. Rastin më të mirë e pati në minutën e 25-të, kur mesfushori Maçolli …
Ekipi i Pare
26/09/2025

Luftojmë për fitore! Dobi për sfidën me Elbasanin: Çelësi është të bëjmë sa më pak gabime

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është …
Ekipi i Pare
22/09/2025

Pikë karakteri! Dobi: U futëm në autostradë me pengesa, do të rrisim shpejtësinë

Teuta mori një pikë karakteri në stadiumin “Niko Dovana”, duke barazuar në frymëmarrjet e fundit 1-1 kundër Vllaznisë në një ndeshje emocionuese. Trajneri Enkeleid Dobi përgëzoi ekipin për paraqitjen, ndërsa u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të mbajë ritmin. Barazimi – “Jam i kënaqur edhe për pikën dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat ki Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në …
Kampionati Abissnet
17/09/2025

Teuta, fitore karakteri! Dobi: Do isha i lumtur nëse shkojmë në Champions

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, duke mundur me shifrat 1-0 Dinamo City në një ndeshje emocionuese, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të Superiores, Teuta tregoi karakter dhe shpirt luftarak, duke fituar me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Vidal në minutën e 16-të. Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për këtë sukses, ndërsa deklaroi se ekipi çdo ditë është në rritje. Triumfi – “Shpirtin e garës e kemi shkruar edhe te tabela, se luajmë çdo tre …
DobiKampionati Abissnet
16/09/2025

Trajneri Dobi: Dinamo e fortë, por luftojmë vetëm për fitore, tifozët arma jonë!

Pas barazimit me Vorën, Teuta kërkon të marrë fitoren e parë në kampionat në sfidën kundër Dinamos, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi, duke vlerësuar kundërshtarin, u shpreh se objektiv janë tri pikët në këtë ndeshje. Si e keni përgatitur skuadrën për sfidën ndaj Dinamos? Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve. Çfarë …