Tag: Superiore

Ekipi i Pare
26/11/2025

Teuta sfidon Vllazninë në Shkodër, Dobi kërkon të thyejë tabunë 

Pas fitores së rëndësishme ndaj 1-0 Vorës, Teuta vazhdon me intensitet përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat, ku do të përballet me Vllazninë. Takimi do të zhvillohet të premten, duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Atmosfera në kampin durrsak është e shkëlqyer dhe objektivi mbetet vazhdimi i serisë pozitive të rezultateve. Përballë janë kryesuesit e kampionatit, por Teuta po kalon një formë shumë të mirë dhe do të hyjë në fushë me synimin për të marrë maksimumin. Trajneri Enkeleid Dobi, e ka të gjithë …
Ekipi i Pare
22/11/2025

Kotobelli i jep fitoren Teutës: Jam shumë i lumtur, suksesi të jep qetësi!

Kapiteni Blerim Kotobelli ishte heroi i Teutës në fitoren me shifrat 1-0 kundër Vorës, duke realizuar golin që kishte vlerë 3 pikë në stadiumin “Niko Dovana”. Mbrojtësi nuk e fshehu kënaqësinë për golin, por theksoi se më e rëndësishme se gjithçka ishte fitorja. Fitorja me Vorën – “Jam shumë i lumtur për fitoren, për 3 pikët. Ishte e rëndësishme që të reagonim, pasi vinim nga një humbje. Mendoj se ndeshja ishte shumë e luftuar, por e rëndësishme janë pikët dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjen tjetër”. Vendi i katërt në …
Ekipi i Pare
01/11/2025

Teuta, surpriza e këndshme e Superiores!

Teuta ishte një ndër ekipet që surprizoi në fazën e parë të Superiores, si me lojën ashtu edhe me rezultatet. Ndonëse është një ekip i rinovuar, me ndryshime të mëdha si në drejtim ashtu edhe në pankinë, rezultatet kanë qenë tepër pozitive. Në 9 ndeshje, Teuta e drejtuar nga Enkeleid Dobi grumbulloi 14 pikë, duke mbajtur vendin e pestë në Superiore, vetëm 5 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Teuta është një ndër mbrojtjet më të forta të kampionatit, me vetëm 5 gola të pësuar, ndërsa ka shënuar 7. Nga lojtarët me …
Ekipi i Pare
28/10/2025

Dobi i zhgënjyer: Nuk e meritonim humbjen, kthehemi më të fortë

Teuta pësoi humbjen e parë në kampionat nga Egnatia, që fitoi 1-0 në “Arena Egnatia”. Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe Teuta e kërkoi me insistim golin, por në fund rastet e krijuara nuk u konkretizuan. Trajneri Enkelejd Dobi u shfaq i zhgënjyer për humbjen, ndërsa theksoi se duhej të kishin bërë më mirë. Disfata në “Arena Egnatia” – “Nuk e kishim menduar humbjen sot, por ja që erdhi. Donim ta kalonim fazën e parë pa humbje, por ky është futbolli. Ishte ndeshje për 0-0, por bëmë një gabim. Tregoi …
Ekipi i Pare
25/10/2025

Teuta mposht Flamurtarin! Dobi: E donim me gjithë shpirt këtë fitore!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme duke mundur 3-2 Flamurtarin në derbin bregdetar në stadiumin “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga Gomes, Arifi dhe Boçi, të tre në pjesën e parë, ndërsa Zogos e la ekipin me një lojtar më pak në minutën e 51-të pas kartonit të dytë të verdhë. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për suksesin, ndërsa kërkoi nga ekipi të jenë më të kujdesshëm. Fitore me vuajtje – “Më shqetësoi kartoni i kuq dhe marrja e golit të dytë shumë shpejt. Jemi të vetëdijshëm …
Ekipi i Pare
18/10/2025

Dobi: Meritonim fitoren kundër Tiranës, duhet të punojmë për golin!

Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit pas barazimit 0-0 kundër Tiranës, por theksoi se meritonin fitoren për atë që treguan në fushë. Sa i përket sulmit, Dobi e pranoi se duhet të jenë më efikas, ndërsa theksoi se do të punojnë më shumë në këtë repart. Barazimi – “Do punojmë, por kjo ndeshje na tregon, na dëshmon që jemi në rrugën e duhur. Por vuajmë finalizimin. Nuk po them se fati nuk është me ne, por në disa raste mungon maturia dhe qartësia …
Ekipi i Pare
18/10/2025

Teuta dominon, por ndalet në Tiranë!

Teuta mori një pikë me vlerë në transfertën ndaj Tiranës, duke barazuar 0-0 në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e javës së shtatë të Superiores. Durrsakët zhvilluan një paraqitje solide, duke kontrolluar ritmin e lojës në shumë momente dhe duke krijuar disa raste të pastra për gol. Skuadra e trajnerit Dobi tregoi karakter dhe disiplinë taktike, ndërsa vetëm pritjet e ish-portierit tonë, Tafas, na mohuan golin e fitores. Me këtë barazim, Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në renditje me 11 pikë, po aq sa Elbasani i katërti me …
Ekipi i Pare
17/10/2025

Dobi sfidon Tiranën: Një finale e vogël që duam ta fitojmë me çdo kusht

Teuta kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat pas një prologu impresionues në Superligë. Kundërshtari i radhës është Tirana, një duel me histori dhe rivalitet të gjatë mes dy prej klubeve më me traditë në vend. Përtej rëndësisë sportive, kjo ndeshje mbart edhe një ngarkesë të veçantë emocionale për skuadrat, tifozët dhe vetë qytetet që ato përfaqësojnë. Në prag të ndeshjes, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli për mënyrën si është përgatitur skuadra, objektivat e ekipit dhe ndikimin që ka mbështetja e tifozëve në një ndeshje të këtij niveli. …
Ekipi i Pare
15/10/2025

Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi!

Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off. Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson. Trajneri Dobi ka në dispozicion …
Ekipi i Pare
05/10/2025

Teuta fiton, Woltai shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’: Privilegj të luaj për këtë ekip!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në Durrës, duke mundur me shifrat 1-0 Bylisin. Daniel Woltai, autori i golit që pati vlerën e tri pikëve, u zgjodh futbollisti i ndeshjes. TRIUMFI – “Është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta, kemi punuar shumë me të gjithë në skuadër, trajnerin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për tre pikët.” AMBIENTIMI – “Përshtatja ka shkuar shumë mirë, sepse që nga momenti kur erdha kisha shumë biseda me trajnerin. Ai më flet shumë dhe më tregon si do që të …
Ekipi i Pare
04/10/2025

Dobi: Të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet 90′, fitorja obligim kundër Bylisit

Teuta pret Bylisin në stadiumin “Niko Dovana”, për llogari të javës së gjashtë të Superiores. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 17:00. Në prag të këtij dueli, trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi doli në konferencën për shtyp, ku foli për gjëndjen e skuadrës dhe rëndësinë e tri pikëve. Sfida me Bylisin – “Diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë shumë të mëdha, Bylisi kohët e fundit ka një stabilitet, vazhdimësi, ka një trajner shumë me eksperiencë, kanë komplet fokusin dhe angazhimin tonë si një ekip solid dhe fokusohemi …
Ekipi i Pare
27/09/2025

Na mungoi vetëm goli! Dobi: Teuta tregoi karakter, duhet të jemi krenarë!

Teuta zhvilloi një ndeshje tepër pozitive në “Elbasan Arena”, kundër Elbasanit, por në fund sfida u mbyll 0-0. Bregdetarët krijuan disa raste për gol, madje goditën edhe traversën. Trajneri Enkeleid Dobi, u shfaq i lumtur për paraqitjen e ekipit, por theksoi se sulmuesit duhet të jenë më efikas. Barazimi – “Me atë që ndodhi në fushë, na mungoi vetëm goli, na mungoi fitorja. Organizimi i lojës ishte në nivelin që kërkojmë, por finalizimi nuk erdhi. Jemi në proces, kemi mangësira, por duhet të jemi krenarë për atë që prezantuam”. Efikasiteti …