Ekipi i Pare
10/02/2026
Ndërron jete babai i Kotobellit, Teuta i shpreh ngushëllime më të sinqerta Blerimit!
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait të kapitenit tonë, Blerim Kotobelli. Klubi i Futbollit Teuta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Blerimit dhe gjithë familjes Kotobelli për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Në këto momente të vështira dhimbjeje, jemi pranë kapitenit tonë dhe të afërmve të tij, duke ndarë me ta trishtimin për largimin e një njeriu të dashur. Humbja e një prindi lë një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë. Urojmë që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë …
