
22/09/2025
Pikë karakteri! Dobi: U futëm në autostradë me pengesa, do të rrisim shpejtësinë
Teuta mori një pikë karakteri në stadiumin “Niko Dovana”, duke barazuar në frymëmarrjet e fundit 1-1 kundër Vllaznisë në një ndeshje emocionuese. Trajneri Enkeleid Dobi përgëzoi ekipin për paraqitjen, ndërsa u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të mbajë ritmin. Barazimi – “Jam i kënaqur edhe për pikën dhe për shpirtin e lojës. Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duke i dhënë gjithë meritat ki Vllaznisë, pjesën e parë na futi në vështirësi. Kishim probleme, nuk ishim kompaktë, ishim me një kohë vonesë. U munduam ta rregullonim në …