Tag: merkato

Ekipi i Pare
10/02/2026

Teuta e pëson në Kupë! Dobi: Duhet durim! Dua përqendrim dhe grinte…

Teuta u mposht 1-2 nga Egnatia në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi nuk e fshehu zhgëimin për këtë dështim. Humbja në Kupë – “Bëmë një gabim fatal në momentin e fundit. Nuk pësohet gol kur kanë mbetur disa sekonda, duhet përqendrim, që nuk e patëm në atë moment. Tre gjëra i kërkova ekipit sot: dëshirë, qetësi dhe përqendrim. E filluam mirë, e futëm në presion Egnatian, shënuam gol dhe mund të realizonim edhe të dytin. Pësuam gol me të vetmen goditje …
Ekipi i Pare
27/01/2026

Teuta ndan rrugët me futbollistin David Fadairo

Klubi i futbollit Teuta njofton për mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo. Fadairo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë kohës që mbrojti ngjyrat e skuadrës, duke treguar përkushtim, profesionalizëm dhe lojë të qëndrueshme në çdo përballje. Klubi dëshiron ta falenderojë David për gjithçka që ka dhënë për Teutën dhe i urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive. Gjatë aventurës së tij te Teuta, Fadairo u aktivizua në 19 ndeshje të Superiores, duke grumbulluar 1,154 minuta në fushë dhe kontribuar me 3 …
Ekipi i Pare
23/01/2026

KF Teuta njofton afrimin e futbollisti Aristidi Kolaj

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Aristidi Kolaj, i cili vjen pas aventurës së tij në Serie C në Itali. 26-vjeçari mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si në krahun e djathtë të sulmit, ashtu edhe rolin e numrit 10 pas qendërsulmuesit. Ai i bashkohet KF Teutës nga klubi italian AC Renate, ku u transferua në muajin janar 2025. Në pjesën e parë të sezonit, Aristidi Kolaj është aktivizuar në 16 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola, ndërsa ka zhvilluar edhe 4 ndeshje në Kupën e …
Ekipi i Pare
14/01/2026

‘Afrimet do të na ndihmojnë’! Dobi: Pres edhe 2–3 lojtarë, ndaj Dinamos vlen vetëm fitorja

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli sot për mediat në prag të ndeshjes me Dinamon, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Duke vlerësuar kundërshtarin, ai theksoi se prioriteti i skuadrës është vetëm fitorja. Më pas, Dobi u ndal te merkato dhe afrimet, duke deklaruar se klubi ka sjellë elementë të rëndësishëm, të cilët do t’i japin një impuls tjetër ekipit në fazën e dytë të kampionatit. Afrimet në merkato – “Besoj se në ndeshjen e parë jo të gjithë do të jenë …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, prezanton sulmuesin Rooney Eva

Rooney Eva Wankewai është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi durrsak ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kamerunas, i cili pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv. Marrëveshja është firmosur ditën e sotme dhe 29-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Enkeleid Dobi për pjesën e dytë të sezonit, ku Teuta synon realizimin e objektivave të saj. Eva vjen pas një eksperience në kampionatin iranian me Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai ka përfaqësuar gjithashtu …
Ekipi i Pare
12/01/2026

Teuta blindon sulmin, vjen Klejdi Daci dhe Manssour Fofana

Klejdi Daci është zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi bashkohet me “Djemtë e Detit” pas eksperiencës me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. Daci rikthehet te Teuta, ku shkëlqeu në sallonet e mëdha të futbollit shqiptar me 14 gola dhe 3 asiste në 75 ndeshje. 26-vjecari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos, që do të luhet të enjten në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00. Gjithashtu klubi ka finalizuar me sukses marrëveshjen me sulmuesin e majtë nga …
Ekipi i Pare
11/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e mesfushori Higor Vidal në Kinë

KF Teuta finalizon me sukses një tjetër shitje të rëndësishme në merkaton e janarit. Mesfushori Higor Vidal impresionoi në Superligë me paraqitjet e tij, duke tërhequr interesin e disa ekipeve. Bordi drejtues e shihte atë si një element të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit, por oferta e ardhur nga Kina ishte e konsiderueshme. Kështu, klubi vendosi të pranojë ofertën tunduese të klubit Shijiazhuang Gongfir FC për Vidal. Gjatë aventurës me Teutën, Higor Vidal grumbulloi 10 ndeshje, duke kontribuar me një asist. Pas mbrojtësit Gomes, Vidal bëhet futbollisti i …
Renaldo TorrajEkipi i Pare
07/01/2026

Teuta njofton largimin e futbollistit Renaldo Torraj

KF Teuta ka përfunduar përpara kohe kontratën e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë. Torraj u aktivizua gjithsej në 8 ndeshje të kampionatit, por asnjëherë si titullar, duke grumbulluar gjithsej 108 minuta lojë. 21-vjeçari, i cili luan në krahët e sulmit, nuk arriti të ndikojë në ekip në dy fazat e para të Superiores. KF Teuta e falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive. /kf.teuta.al/ …
Ekipi i Pare
05/01/2026

KF Teuta finalizon shitjen e Gabriel Gomes, braziliani transferohet te FC Imabari në Japoni

Futbollisti i Teutës, Gabriel Gomes, ishte një nga risitë e Superiores në gjysmën e parë të kampionatit. Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, braziliani tërhoqi vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm duke u kthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të durrsakëve. Megjithatë, një ofertë e mbërritur në merkaton e janarit nga Japonia ka ndryshuar rrjedhën e aventurës së tij në Shqipëri, duke bindur drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit. FC Imabari ka trokitur zyrtarisht në dyert e Teutës me një ofertë …
Ekipi i Pare
17/11/2025

Teuta përforcohet me ish-sulmuesin e të rinjve të Interit, Oliver Jurgens

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin estonez Oliver Jurgens. 22-vjeçari vjen te klubi ynë me një formim të shkëlqyer dhe përvojë ndërkombëtare. Oliver ka qenë pjesë e akademive prestigjioze si AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19, ku ka zhvilluar aftësitë e tij teknike dhe taktike në një nivel të lartë. Përveç kësaj, ai ka luajtur me skuadrat Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë, duke fituar eksperiencë në liga të ndryshme dhe duke ndërtuar një profil të plotë si sulmues modern, i …
Ekipi i Pare
17/10/2025

Joel Doukouo kalon me sukses testet mjekësore, gati për Teutën!

Klubi i Futbollit Teuta dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje me transferimin e sulmuesit Lorougnon Joel Doukouo. Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë. Joel ka pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë. Gjithashtu, Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dritën jeshile, duke konfirmuar …
Ekipi i Pare
17/10/2025

Teuta forcon sulmin me futbollistin Joel Doukouo

Teuta përforcohet në sulm me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Joel Doukouo. Joel i bashkohet klubit tonë pas tre viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit. 22-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, me pritshmëri për të rritur ndjeshëm forcën sulmuese dhe për të shtuar numrin e golave për ekipin. Me Egnatian, Doukouo, ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa me Elbasanin, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në …