Ekipi i Pare
23/02/2026
Teuta dominon formacionin e javës! Nga Përgjoni në mbrojtje te Maçolli dhe Arifi në sulm
Teuta shkëlqeu në javën e 25-të të Superiores, duke marrë një fitore tepër të rëndësishme 1-0 kundër Tiranës, që e afron me objektivin “Final Four”. Në tërësi, ekipi zhvilloi një performancë të nivelit të lartë, veçanërisht në pjesën e dytë, ku e dominoi Tiranën me rastet e krijuara. Për këtë paraqitje, tre futbollistë të bregdetarëve janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Nga një lojtar për çdo repart, Florjan Përgjoni është përzgjedhur në krahun e majtë të …



