Ekipi i Pare
07/01/2026
Teuta njofton largimin e futbollistit Renaldo Torraj
KF Teuta ka përfunduar përpara kohe kontratën e bashkëpunimit me futbollistin Renaldo Torraj, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve, vendim i cili hyn në fuqi menjëherë. Torraj u aktivizua gjithsej në 8 ndeshje të kampionatit, por asnjëherë si titullar, duke grumbulluar gjithsej 108 minuta lojë. 21-vjeçari, i cili luan në krahët e sulmit, nuk arriti të ndikojë në ekip në dy fazat e para të Superiores. KF Teuta e falënderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive. /kf.teuta.al/ …

