Tag: Jazxhi

Ekipi i Pare
19/01/2026

Teuta e pëson në fund, goli i Jazxhi s’mjafton kundër Partizanit!

Teuta pësoi një humbje që dhemb në sekondat e fundit të lojës përballë Partizanit, i cili fitoi 2-1 pas një kundërsulmi vrastar të Skukës, i finalizuar me gol nga Contreras. 45 minutat e para ishin me pak raste, ku Partizani kaloi në avantazh me sulmuesin Toma, i cili shfrytëzoi mirë dobësinë e Teutës në repartin e mbrojtjes. Në fraksionin e dytë, Teuta ndryshoi marsh duke iu imponuar kundërshtarit, edhe pas ndryshimeve të trajnerit Dobi. Pas një insistimi në zonën e Partizanit, Teuta gjeti barazimin me mbrojtësin Artan Jazxhi, i cili …
Ekipi i Pare
13/12/2025

Teuta dominon, por ndalet nga Tirana! Jazxhi i pafat, shtylla i mohon golin!

Teuta dominon Tiranën, por përpjekjet nuk mjaftojnë për të marrë fitoren. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në barazim 1-1. Ishte Tirana ajo që zhbllokoi ndeshjen pas një kundërsulmi me Ndong. Gjithsesi, Teuta nuk e heq këmbën nga gazi dhe sulmon me forca të shumta. Kur u mbush gjysmë ore lojë, durrsakët fituan një penallti, të cilën e mori përsipër Beshiraj dhe e konvertoi në gol, duke e dërguar ekipin në barazim 1-1 në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, pas këshillave të trajnerit Dobi, Teuta shfaqet më …