Tag: formacioni i javës

Blerim KotobelliEkipi i Pare
16/12/2025

Kapiteni Kotobelli zgjidhet në formacionin e javës së 16-të

Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, u zgjodh në formacionin e javës së 16-të të Superiores. Trajnerët e ekipeve kombëtare e përzgjodhën 33-vjeçarin në zemër të mbrojtjes për paraqitjen e tij në fushë në barazimin 1-1 që Teuta regjistroi kundër Tiranës. Kotobelli është zgjedhur në repartin difensiv së bashku me Basilio Ndong, Aurel Markun dhe Albion Markun. Në këtë sezon, 33-vjeçari ka zhvilluar 11 ndeshje me Teutën dhe ka qenë ndër më të vlerësuarit për performancat e tij, duke realizuar dy gola që kanë pasur vlerën e 6 pikëve. Ndeshja e …
Ekipi i Pare
05/12/2025

Mesfushori Xhoele Maçolli, në formacionin më të mirë të javës së 14-të

Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, u zgjodh në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superiores nga trajnerët e ekipeve kombëtare. 24-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në barazimin 0-0 që Teuta regjistroi ndaj Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”. Për këtë paraqitje, ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes. Maçolli dha një kontribut të madh në mesfushë, por edhe në repartin e sulmit, duke ndihmuar ekipin, megjithatë rastet e krijuara nuk u konkretizuan me gol. Pas javës së 14-të, Teuta pozicionohet në vendin e pestë në kampionat me …