Tag: Flamurtari

Ekipi i Pare
01/03/2026

‘Teuta meritonte më tepër’! Dobi: Llogaritë do t’i bëjmë në fund!

Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i zhgënjyer pas barazimit 1-1 kundër Flamurtarit. Duke analizuar ndeshjen, ai u shpreh se rezultati nuk ishte i drejtë. Barazimi – “Shkëlqimi nuk ishte, por rezultati nuk është i drejtë. Duhet ta kishim luajtur më mirë pjesën e parë; pjesa e dytë nuk ishte ajo Teutë që donim. Ky është futbolli. U thashë që vetëm me goditje standarde mund të na ndëshkojnë. E parandjeva, autogoli dhemb. Dua t’u them bravo çunave për reagimin. Duhet të jemi më cinikë, më të matur, më me eksperiencë. Duhet …
Ekipi i Pare
28/02/2026

Goli i Dacit nuk mjafton, Teuta ndalet nga Flamurtari

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja Teuta–Flamurtari, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Tifozët ishin të shumtë në stadium, duke mbushur shkallët e tij. 45 minutat e para ishin nën pritshmëri, pasi munguan rastet e pastra për gol. Në pjesën e dytë, Flamurtari kaloi në avantazh pas një autogoli të Arifit. Në disavantazh, Teuta ndryshon marsh dhe rrezikon më tepër pas ndryshimeve të trajnerit Dobi. Daci, i cili erdhi nga stoli, shënoi një gol mjaft të bukur duke ndezur stadiumin. Në ekuilibër 1-1, …
Ekipi i Pare
26/02/2026

Teuta ‘ndez’ motorët për sprintin final! Ftojmë tifozët për ndeshjen me Flamurtarin!

Triumfi ndaj Tiranës ka sjellë një klimë tepër pozitive te Teuta, që synon të vazhdojë serinë e fitoreve. Në sprintin final drejt “Final Four”, bregdetarët vijnë me moral të lartë. Tri pikët në kryeqytet ishin kruciale, por ajo që jep më tepër optimizëm është loja dhe mënyra si skuadra iu imponua kundërshtarit, duke e dominuar. “Gomat e dimrit” janë ndërruar dhe ekipi është futur sërish në korsinë e shpejtësisë. Dobi u kërkon futbollistëve të mos e heqin këmbën nga gazi, madje të ndryshojnë marsh kundër Flamurtarit për të vazhduar ngjitjen …
Ekipi i Pare
22/02/2026

Buzëqesh Dobi: Puna shpërblehet! Me Tiranën, ndeshja jonë më e mirë!

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, u shfaq tepër i lumtur për fitoren 1-0 kundër Tiranës, e cila ishte e dyta radhazi. Triumfi – “Rregulluam disa gjëra, mes tyre daljen me topa të shpejtë. Është gjë tjetër t’i flasësh dhe gjë tjetër t’i zbatosh; merita është e çunave që i interpretuan në mënyrën më të mirë. Motoja jonë ishte ekip solid, nuk duhet t’i linim asnjë rast Tiranës, por i lamë një me Tabekun, ishte gabim i yni. Fitorja do të na japë qetësi dhe pjesën e dytë ia jap meritat …
Ekipi i Pare
20/12/2025

Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!

Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë. KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të. Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte …
Ekipi i Pare
18/12/2025

Teuta kërkon kthesën në Vlorë, statistikat flasin për ekipin e Dobit

Teuta ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme në Vlorë kundër Flamurtarit. Pas tri barazimesh radhazi, ku edhe fati nuk ka qenë në anën e Teutës, fitorja mbetet obligim për objektivat sezonalë. Sigurisht, përballë është një kundërshtar i fortë, pavarësisht pozicionit në klasifikim, megjithatë trajneri Enkeleid Dobi i ka idetë e qarta. Në analizën e bërë për ndeshjen me Tiranën, stafi teknik nxori në pah gabime, kryesisht mungesën e përqendrimit në pjesën e parë, ndërsa u kërkua disiplinë taktike, qarkullim i shpejtë i topit dhe efikasitet në sulm në rastet …
Ekipi i Pare
25/10/2025

Ergis Arifi zgjidhet ‘Lojtari i Ndeshjes’: Kisha shumë që e prisja këtë moment

Ergis Arifi ishte protagonisti i madh i Teutës në fitoren 3-2 kundër Flamurtarit. Talenti durrsak shënoi golin e dytë që i dha avantazhin 2-1 bregdetarëve. Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Arifin, i cili luajti në pozicionin e qendërsulmuesit, duke shfaqur versionin e tij më të mirë. 18-vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes për paraqitjen e shkëlqyer në fushë. Në intervistën për RTSH, Arifi u shfaq i lumtur për fitoren dhe çmimin, që vjen pas një periudhe të vështirë. “Kisha shumë që e prisja, kisha që parvjet pa …
Ekipi i Pare
25/10/2025

Teuta mposht Flamurtarin! Dobi: E donim me gjithë shpirt këtë fitore!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme duke mundur 3-2 Flamurtarin në derbin bregdetar në stadiumin “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga Gomes, Arifi dhe Boçi, të tre në pjesën e parë, ndërsa Zogos e la ekipin me një lojtar më pak në minutën e 51-të pas kartonit të dytë të verdhë. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për suksesin, ndërsa kërkoi nga ekipi të jenë më të kujdesshëm. Fitore me vuajtje – “Më shqetësoi kartoni i kuq dhe marrja e golit të dytë shumë shpejt. Jemi të vetëdijshëm …