Tag: fitore

Ekipi i Pare
14/02/2026

Kotobelli e kthen dhimbjen në forcë: Golin ia dedikoj babait! Fitore e madhe!

Blerim Kotobelli, edhe pse i plagosur në zemër pas humbjes së babait, vendosi ta kthente dhimbjen në forcë dhe të luante kundër Bylisit. Të gjithë u habitën kur e panë në fushë, por Kotobelli bëri një ndeshje të madhe dhe shënoi golin e fitores 2-1 kundër Bylisit, dhe çfarë goli… Një goditje e përkryer nga hyrja e zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Emocionet ishin të mëdha pas ndeshjes, dhe Kotobelli nuk i fshehu, ndërsa golin ia dedikoi babait. Aktivizimi titullar – “Gjeta forcë sepse babai im nuk …
Ekipi i Pare
14/02/2026

Teuta rigjen fitoren! Dobi: Tri pikë jetike! Kotobelli tregoi karakter

Teuta u rikthye te fitorja në kampionat duke mundur 2-1 Bylisin me përmbysje. Trajneri Enkeleid Dobi deklaroi se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për situatën në të cilën ndodhet ekipi, ndërsa vlerësoi Kotobellin për shpirtin luftarak. Rikthimi te fitorja – “Frika është pjesë e jetës. Guximi nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të kontrollosh frikën. Frika është çdo ditë, por nuk mund ta quajmë frikë, por menaxhim emocionesh e energjish. Por si fillim duhet të falënderoj drejtuesit e klubit, presidencën e të gjithë për mbështetjen, se …
Ekipi i Pare
14/02/2026

Kapiteni Kotobelli i jep fitoren Teutës, gol për “kopertinë”!

Teuta thyen mallkimin duke marrë tri pikët në Superiore pas suksesit me përmbysje 2-1 kundër Bylisit. Protagonist ishte kapiteni Kotobelli, që shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit për ta rikthyer Teutën te fitorja pas një momenti të vështirë në kampionat. Ishte Bylisi që kaloi në epërsi me Markun në minutën e 3-të, por Teuta vendosi menjëherë ekuilibrin me golin e realizuar me kokë nga Wotlai pas një goditjeje këndi. Më pas Teuta shënoi me Arifin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje dhe …
Ekipi i Pare
28/11/2025

Dobi: Fitorja në Shkodër, një film jashtëzakonisht i bukur! Mundëm më të mirët!

Teuta zhvilloi një ndeshje fantastike në Shkodër, duke mundur Vllazninë 1-0 dhe i zbriti nga kreu i kampionatit. Ekipi zhvilloi një paraqitje solide, tregoi vlera dhe karakter, përballë një kundërshtari të fortë. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për fitoren dhe përgezoi ekipin për performancën, por nuk munguan edhe disa thumba për sulmuesit. Fitorja – “Është e njëjta Teutë që kemi parë që nga ndeshja e parë, por po rritemi, e kemi thënë. Kemi bërë edhe ndeshje të tjera të mira, si në Elbasan e me Tiranën, por finalizimi …
Ekipi i Pare
22/11/2025

Kotobelli i jep fitoren Teutës: Jam shumë i lumtur, suksesi të jep qetësi!

Kapiteni Blerim Kotobelli ishte heroi i Teutës në fitoren me shifrat 1-0 kundër Vorës, duke realizuar golin që kishte vlerë 3 pikë në stadiumin “Niko Dovana”. Mbrojtësi nuk e fshehu kënaqësinë për golin, por theksoi se më e rëndësishme se gjithçka ishte fitorja. Fitorja me Vorën – “Jam shumë i lumtur për fitoren, për 3 pikët. Ishte e rëndësishme që të reagonim, pasi vinim nga një humbje. Mendoj se ndeshja ishte shumë e luftuar, por e rëndësishme janë pikët dhe të kemi vazhdimësi për ndeshjen tjetër”. Vendi i katërt në …
Ekipi i Pare
25/10/2025

Teuta mposht Flamurtarin! Dobi: E donim me gjithë shpirt këtë fitore!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme duke mundur 3-2 Flamurtarin në derbin bregdetar në stadiumin “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga Gomes, Arifi dhe Boçi, të tre në pjesën e parë, ndërsa Zogos e la ekipin me një lojtar më pak në minutën e 51-të pas kartonit të dytë të verdhë. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq i lumtur për suksesin, ndërsa kërkoi nga ekipi të jenë më të kujdesshëm. Fitore me vuajtje – “Më shqetësoi kartoni i kuq dhe marrja e golit të dytë shumë shpejt. Jemi të vetëdijshëm …
Ekipi i Pare
05/10/2025

Teuta fiton, Woltai shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’: Privilegj të luaj për këtë ekip!

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në Durrës, duke mundur me shifrat 1-0 Bylisin. Daniel Woltai, autori i golit që pati vlerën e tri pikëve, u zgjodh futbollisti i ndeshjes. TRIUMFI – “Është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta, kemi punuar shumë me të gjithë në skuadër, trajnerin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për tre pikët.” AMBIENTIMI – “Përshtatja ka shkuar shumë mirë, sepse që nga momenti kur erdha kisha shumë biseda me trajnerin. Ai më flet shumë dhe më tregon si do që të …
Ekipi i Pare
26/09/2025

Luftojmë për fitore! Dobi për sfidën me Elbasanin: Çelësi është të bëjmë sa më pak gabime

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Elbasanin, që do të zhvillohet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. Duke vlerësuar kundërshtarin, trajneri u shpreh se prioritet është stabiliteti dhe vazhdimësia në kampionat. Mister, seri pozitive pa humbje sa e rëndësishme është për moralin para ndeshjes me Elbasanin kryesues? Gjithmonë një seri pozitive ka domethënien e vet. Ajo tregon se lojtarët janë në linjën e duhur dhe kjo është një motivim shtesë. Ne e kemi thënë gjithmonë që rezultati është …